Rama: Vendimi i Kushtetueses eliminoi një precedent të rrezikshëm

Duke folur për zhvillimet e javës që sapo u mbyll, Kryeministri Edi Rama, u ndal edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që riktheu në detyrë zv/kryeministren Belinda Balluku.
Gjykata Kushtetuese hoqi pezullimin e zv. Kryeministres dhe vendosi ta gjykojë çështjen në themel në fund të janarit. Në aspektin ligjor u eliminua një precedent unik në botë dhe u zmbraps nga gjykata me e lartë e vendit, një brutalitet alla shqiptarçe në interpretimin e ligjit, i cili goditi organizmin demokratik të shtetit.
Ndërsa në aspektin ndërinstitucional, kjo befasi antikushtetuese dhe antidemokratike, ku një prokuror dhe një gjykatës, morën kompetencat e Kryeministrit, Presidentit, Parlamentit, duke tollovitur shtetin e duke e kthyer një proces ligjor, në një gjyq partizan jashtë kornizës së ligjit, kërkon medoemos një reflektim po kaq ndërinstitucional.
Jo thjeshtë e vetëm mbi këtë rast, po në tërësi mbi simptomat shqetësuese të ushtrimit me papërgjegjshmëri të pavarësisë së pushtetit të ri të drejtësisë, duke e bërë në, jo një rast, kurën, më të dëmshme se sa sëmundja që luftojmë bashkërisht.
Kjo shkrepëtimë nuk erdhi në qiell të pastër dhe nuk erdhi as e vetme për fat të keq ose ndoshta për fat të mirë, sepse paralelisht me pezullimin antikushtetues të një ministri, u shpërfaq, këtë here, jo falë, një prokurori e një gjykatësi të vetëm, po falë dy shoqatash të gjyqtarëve të Shqipërisë, një tjetër brutalitet alla shqiptarçe, me hapjen e një gjyqi nga gjykatesit për të rritur pagat e tyre.
Po, po e dëgjuat mire, gjykatësit duan të rrisin vetë pagat e tyre.
Jo për herë të parë, fatkeqesisht, po për herë të dytë, ata duan të marrin përsëri kompetencat e qeverisë e të parlamentit, duke u treguar, jo thjeshtë të zgjedhurve, po vetë zgjedhësve, se mbi vullnetin e tyre dhe përtej kufijve kushtetues mes pushteteve, qëndrojnë ata, togat e zeza të Shqiperisë, me pushtetin suprem të çekiçit të drejtësisë të pavarësuar nga politika tanimë. Dhe atë çekiç që Republika ua ka besuar për interesin e saj të lartë të drejtesisë së barabartë për të gjithë, ata mund ta përdorin kur të duan për të hapur me dhunë arkën e buxhetit të shtetit, e për t’ja rritur rrogat vetes, dhe sa përkatësisht 1600 euro plus në muaj për gjykatat e prokuroritë e zakonshme dhe 3100 euro plus në muaj për Gjykatën Speciale e për Spak-un.
Një shprehje e urtë italiane thotë “due indizzi non fanno una prova”, dy indicie nuk përbejnë një provë - çka sot ne fakt po të shohësh se si fajësohet njeriu në mexhelisin tonë politik e mediatik, përbejnë, jo një provë, po dy dënime.
Por unë, nuk do ta ndjek kurresesi logjikën e mbrapshtë të dënimit me indicie, as në këtë rast, po do të mbetem tek bindja se këto dy indicie tejet shqetësuese nuk provojnë se protagonistëve të pavarësisë së drejtësisë u ka marrë koka erë dhe u është mbushur mendja se ata janë shteti, ligji e drejtësia, si puna e ca trimoshave të BKH-së, për të cilët kam dëgjuar shumë çudira, po kishin ardhur një ditë në godinën e Këshillit të Ministrave, e nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së sigurisë së lartë, të Gardës së Republikës.
Pra, nuk dua kurresesi të them se ferrat e mendësive e sëmundjeve të vjetra, e kanë marrë uratën e drejtësisë së re, por dua të ndaj me të gjithë bindjen se ka ardhur koha e një reflektimi serioz, profesional dhe ndërinstitucional, për të ndarë beben e sapolindur nga ujërat e pistë, në një proces historik, ku duhet të garantojmë medoemos suksesin e Reformës në Drejtësi, duhet të garantojmë pavarësinë e gjyqësorit, po ku po ashtu, nuk mundet kurrësesi të lejojmë medoemos që kura të bëhet problem më i madh se sëmundja, duke rrezikuar liritë, të drejtat dhe frymëmarrjen e administratës e të ekonomisë së vendit.
Më shumë para’ nga emigrantët, më pak ndikim në xhepa/ Paradoksi i remitancave: Prekin rekord, por kanë euron kundër
Viti 2025, të paktën për periudhën Janar-Shtator ka qenë i jashtëzakonshëm në drejtimin e remitancave, ku dërgesat totale të emigrantëve në 816.45 milionë......
106 mijë biznese deklarojnë pronën/ Tatimet, akses të plotë në databaza për hetimin e pasurive të pajustifikuara
Disa nga masat e Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave janë plotësuar tërësisht, ndërsa të tjera janë në proces deri në vitin 2027. Konkretisht, në......
Greqi, tregu i pronave tejkalon rekordin e 2008-ës/ Çmimet e pasurive të paluajtshme, 86% më të larta se në 2017
Tregu i pasurive të paluajtshme ka arritur një nivel që e tejkalon rekordin e mëparshëm të vitit 2008, duke konfirmuar rikuperimin e plotë të çmimeve pas......
Shqiptarët, në krye për qëndrime mbi 3 muaj jashtë/ RCC: Arsyeja, punësimi sezonal dhe ekonomia. Sa duan të largohen përfundimisht?
Shqipëria kryeson me përqindjen më të lartë të njerëzve që qëndrojnë jashtë vendit për periudha të gjata, megjithëse pati një rënie në vitin 2024. Sipas një......
Cilat janë reformat ekonomike në 3 vitet e ardhshëm?/ 5 shtyllat kryesore ku do të ndërhyhet. Nga bizneset, tek transformimi digjital
Qeveria do të vijojë thellimin e reformave të nisura në kuadër të Planit të Rritjes edhe përgjatë 3 viteve të ardhshme. Në programin e reformave ekonomike......
“Ngadalësohen” automjetet elektrike/ Shitjet globale, me rritjen më të vogël që nga shkurti 2024
Shitjet globale të automjeteve elektrike u rritën në nëntor me ritmin më të ngadaltë që nga shkurti i vitit 2024. Kina arriti një nivel të qëndrueshëm,......
Italia, taksë për pakot nga jashtë/ BE Qeveria synon edhe taksa më të larta për transaksionet financiare
Italia planifikon të vendosë një taksë mbi pakot e vogla të mallrave të dërguara nga vendet jashtë BE-së, duke synuar platformat online si Shein, dhe synon......
Financohen projektet e mbrojtjes të BE/ BEI do të rrisë kreditimin përgjatë vitit 2026
Banka Evropiane e Investimeve, krahu i huadhënies i BE-së, do të rrisë huadhënien për projektet e mbrojtjes në 4.5 miliardë euro vitin e ardhshëm nga 3.5......





