Rama: Të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen brenda të hënës!
Kryeministri dhe njëherazi kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka kërkuar shkarkimin të gjithë krerëve të njësive administrative, për ti hapur rrugë konkurrimit për ata që duan të japin kontributin e tyre për vendin.
Rama gjatë një takimi me krerët e bashkive në Durrës tha se duhet të ndiqet shembulli i Bashkisë së Cërrikut sa i takon përpunimit të mbetjeve, duke i shndërruar në produkte ekonomike.
“Mund ta di unë pse Bashkia e Cërriku u bë tre vjet që i përpunon të gjitha mbetjet e fshatit, jo vetëm i përpunon dhe I kthen në produkt, shitje dhe pse nuk e kanë të tjerët këtë gjë. Më duket se e ka bërë dhe Roskoveci. Përse nuk e kanë bërë dhe të tjerët? Nuk është një inovacion që është bërë në Japoni dhe s’po e bëjmë dot se se ka as Italia, përse nuk e kanë të gjitha bashkitë përse nuk vrapon ti si në Cërrik? Shqipëria është sa një bashki e madhe në Evropën, përse duhet të rrimë të presim, e vetmja gjë kërkojmë fonde nga qeveria. Për çdo gjë, burra duam fonde nga qeveria. Ç’të bëjë qeveria, të marri borxhit të japi lekë. Ndërkohë që ka mundësi të pafundme për të prodhuar. Këto janë gjërat që kisha unë”, tha Rama.
Rama kërkoi kryetari i njësisë që mbulon varrezat në Elbasan, duhet të largohet. “Për sa I përket kryetarëve të PS në Bashki, të gjithë kryetarët e njësive duhet të shkarkohen, të gjithë duhet të shkarkohen. Dhe tu rijepet mundësia, por duke hapur mundësinë dhe për të tjerët që të tregojnë se janë më të zotë se ata. Votat që kemi marrë më shumë se çdo herë tjetër, e kanë rritur diferencën për sa jemi në anëtarë partie dhe atyre që duan këtë parti në krye.
“Shqipërinë në BE në 2030, s’mund të bëjmë të njëjtat gabime, duhet të bëjmë të tjera gjëra dhe një nga gjërat kryesore është tu japim një mundësi të re njerëzve për të kontribuar për këtë vend. Drejtorë dhe kryetarë njësisë, nuk I fus të gjithë në një thes, pasi ka dhe kryetarë njësisë, siç është ai I Novoselës që ka 30 vite aty. Kryetari i njësisë që ka varrezat në Elbasan, duhet shkarkuar pa kthim. Aty nis gjithçka, deri sa vjen dhe tek kryetari i Bashkisë”, nënvizoi Kryeministri.

Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale? 85% e shpenzuan duke folur në telefon, 27% duke u marrë me politikë
Një pjesë e konsiderueshme e kohës sonë sot kalon në botën digjitale, duke kryer aktivitete të ndryshme në internet. Sipas të dhënave të publikuara nga......

Rama me krerët e bashkive: Në qytetet me fluks turistësh, ka dal në pah dobësia e pushtetit vendor
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive për performancën e pushtetit vendor në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” në BE. Në......

Shtohet numri i vatrave të zjarrit në 24 orët e fundit/ MM: 37 të raportuara, 4 ende aktive
Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 37 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive dhe 2 vatra janë në......

Nga ndihma ekonomike, tek integrimi në punë - Riformatohet skema sociale. Mbështetje me punësim për familjet në nevojë
Në prioritetet e buxhetit afatmesëm 2026- 2028, në fushën e mbrojtjes sociale synohet që numri i familjeve dhe individëve në nevojë që pritet të përfitojnë......

Rama: Forcojmë me ligj rolin e arkitektit, jo më ujë dhe drita për ndërtimet pa leje!
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive për performancën e pushtetit vendor në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” në......

AIPS “lëviz” 2.9 miliardë euro në 6 muaj/ Rreth 22% më shumë transferta në monedhën europiane se në 2024
Sistemi AIPS-EURO po konfirmon gjithnjë e më shumë pozicionin e tij si një kanal strategjik për transfertat e mëdha në euro në Shqipëri. Sipas të dhënave......

‘Mbi 560 mijë vizitorë në sitet kulturore’ - Gonxhja: 74% rritje krahasuar me vitin 2023!
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri publike sot statistikat e vizitueshmërisë së siteve kulturore në gjysmën e parë të......

Caktohet autoriteti për gjurmueshmërinë e kanabisit mjekësor dhe industrial!
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për përcaktimin e autoritetit të autorizuar që do të realizojë procesin e shenjimit dhe gjurmueshmërisë së bimës......