Rama: Të ardhurat shtesë të buxhetit po u kthehen qytetarëve përmes masave sociale
Kryeministri Edi Rama e cilësoi aktin normativ të muajit qershor si zhvillimin kryesor të javës, duke theksuar se rritja e ekonomisë dhe të ardhurat mbi parashikimet i kanë dhënë qeverisë mundësinë të miratojë një paketë masash sociale dhe ekonomike në mbështetje të qytetarëve. Ai u ndal te bonusi për pensionistët, fondet shtesë për pacientët me kancer, rritja e pagave për mjekët e urgjencës, si edhe mbështetja për personat me aftësi të kufizuar.
"Kryeshënimi i javës ishte, pa diskutim, akti normativ i qershorit, ku edhe një herë tjetër ekonomia, e cila po rritet përtej parashikimeve, duke sjellë të ardhura përtej parashikimeve, na dha mundësinë që të dalim me një sërë masash në shërbim të drejtpërdrejtë të njerëzve dhe në respekt të të gjithë atyre që kërkojnë, me shumë të drejtë, akoma më shumë nga qeveria dhe nga shoqëria, përmes qeverisë.
Aprovuam një bonus për pensionistët. Një kujtesë këtu, sepse duhet kujtuar herë pas here ndonjë gjë, edhe pse kujtesa bëhet gjithmonë e më e shkurtër dhe gjithmonë e më shumë janë ata që nuk duan t'ia dinë se nga po vijnë. Por e thotë bukur Çurçilli që 'kush harron se nga po vjen, nuk ka idenë se ku po shkon'.
Kujtesa është që vjet u tha se bonusi i pranverës për pensionistët, i cili kishte të njëjtën logjikë, pra rritjen e ekonomisë dhe parimin që, në momentin kur ekonomia rritet dhe ne arrijmë t'i plotësojmë ato që kemi parashikuar e na mbetet diçka, ajo që mbetet duhet të ndahet me ata që kanë më shumë nevojë dhe pensionistët janë në radhë të parë ata. 'E bënin për fushatë', thanë. Jo. Ne nuk kemi asnjë fushatë. Fushatën tjetër e kemi në 2029-ën. Kështu që pensionistët morën një tjetër bonus, ku u fut edhe çdo qindarkë e përfituar nga rritja e panatyrshme e çmimit të naftës, si rezultat i krizës së luftës mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit dhe asaj që ndodhi në Ngushticën e Hormuzit.
Pra, ne nuk futëm në buxhet asnjë qindarkë që erdhi më shumë nga taksat mbi naftën, por ua dhamë ato pensionistëve. Po kështu, ne vendosëm në dispozicion të të sëmurëve me kancer 15 milionë euro të tjera për medikamentet e tyre dhe vendosëm po ashtu rritjen e pagave të mjekëve të urgjencës. Heronj të vërtetë!
Vendosëm rritjen e garancisë sovrane për programin kombëtar që fillon së shpejti, të dyfishimit të ndërmarrjeve.
Vendosëm dyfishimin e mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar.
Vendosëm dyfishimin e mbështetjes për fëmijët me aftësi të veçanta. Kujtoj se vjet, falë edhe një gafe që unë bëra, për të cilën kërkova ndjesë, u bë problem çështja e fëmijëve autikë. Unë u zotova në atë fushatë se do ta dyfishonim mbështetjen për ta dhe e bëmë. Ashtu sikundër u dhamë edhe kujdestarëve të personave me aftësi të kufizuar apo të fëmijëve me aftësi të veçanta një mbështetje që ata e kërkonin prej kohësh, pa llogaritur këtu pastaj edhe pjesët e tjera që shkuan në drejtim të zhvillimit rural dhe të zhvillimit urban."
Në fund të deklaratës, Rama komentoi edhe protestën e zhvilluar në bulevard, duke thënë se qeveria po ndjek me vëmendje shqetësimet e qytetarëve, ndërsa kritikoi ashpër një pjesë të organizatorëve dhe pjesëmarrësve, të cilët, sipas tij, nxitën tensione dhe akte dhune.
Rama: Shqipëria hyn në një fazë të re të forcimit të mbrojtjes dhe industrisë ushtarake
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka hyrë në një etapë të re të zhvillimit të Forcave të Armatosura, ku krahas forcimit të sistemit të mbrojtjes,......
KESH, 41.6 mln euro për blerje energjie/ Ndryshon “praktika javore”, energjia sigurohet për periudhën 3- mujore
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka realizuar blerjen e parë të energjisë elektrike për vitin 2026, duke kontraktuar një sasi prej 331,200 mWh për......
2.54 mld lekë për rrugën Kombinat – Ndroq – Plepa/ ARRSH hap tenderin edhe për lotin 2, në total 9.25 km në prokurim
Dy ditë pas tenderit për lotin 3, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur procedurën e tenderimit edhe për lotin 2 të rrugës Kombinat – Ndroq – Plepa, duke......
Çmimet e prodhimeve bujqësore u rritën në 2025/ Indeksi shënoi rritje me 1%, i nxitur kryesisht nga shtrenjtimi i prodhimeve bimore
Çmimet e prodhimeve bujqësore në Shqipëri kanë vijuar trendin rritës edhe gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave......
Akullnajat zvicerane po shkrihen me shpejtësi/ Vala e fortë e të nxehtit në Evropë po gëlltit akullnajat
Bora në akullnajat zvicerane u zhduk disa javë më herët se zakonisht këtë verë nën presionin e një vale të nxehti evropian, duke i futur Alpet në një vit......
SHBA, vala e të nxehtit prish festimet e 4 Korrikut/ Në gjithë vendin vapa dëmtoi rrjetet e energjisë elektrike
Një valë e rrezikshme nxehtësie prishi festimet e 4 korrikut në pjesë të mëdha të SHBA-së qendrore dhe lindore, duke i detyruar zyrtarët të anulojnë ose......
Rusi, rritet kërkesa për makina elektrike kineze/ Mungesa e karburantit nxit rritjen, sfidë rrjeti i
Shitësit e makinave në Moskë po përpiqet të përballojë kërkesën për automjete të reja elektrike nga Kina. Qytetarët kërkojnë të shmangin krizën e karburantit......
Samiti Ankarasë, NATO marrëveshje miliardash/ Udhëheqësit kërkojnë zbutjen e tensioneve me Trump
Udhëheqësit e NATO-s mblidhen javën e ardhshme në Ankara, ku evropianët synojnë të lënë mënjanë mosmarrëveshjet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump për......



