Shqipëria Postuar më 27 Mars 2025, 12:02

Rama: Tani është koha për të investuar në Shqipëri - Nënshkruhen 5 memorandume mirëkuptimi në "Match Maker Albania"

Nga Ledina Elezi

Rama: Tani është koha për të investuar në Shqipëri


Është zhvilluar eventi kryesor i vitit për biznesin,"Match Maker Albania", i cili bëri bashkë mbi 800 investitorë shqiptarë dhe ndërkombëtarë nga më shumë se 20 shtete, duke shërbyer kështu si një mundësi për të lidhur partneritete të reja. Në këtë event të organizuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, prezantohen 30 projekte private dhe shtetërore investimi.

Në ceremoninë hapëse, Kryeministri Edi Rama u shpreh se tani është koha e duhur për të investuar në Shqipëri.

"Kjo është koha për të investuar në Shqipëri. Është koha për të blerë, qoftë edhe një gur në Shqipëri, sepse nesër do të jetë vonë. Nesër, të gjithë do të duan të vijnë, të gjithë do të duan të blejnë dhe do të jetë shumë e shtrenjtë për shumicën prej jush. E mira është në male dhe çfarë që dikush do të bëjë sot në male, është diçka që do t'i shpërblehet në mënyrë të shumëfishtë".

Rama: Tani është koha për të investuar në Shqipëri

Në Match Maker Albania u nënshkruan edhe 5 memorandume mirëkuptimi me Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Britaninë e Madhe dhe Kazakistanin.

"Sot jemi po ashtu krenarë të dëshmojmë nënshkrimin e 5 memorandumeve me Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Kazakistanin dhe kështu me radhë, ndërkohë që evenimenti është përqendruar te pasuritë e paluajtshme dhe turizmi, interesat shkojnë shumë më përtej, nga teknologjia, inovacioni, agrobiznesi, prodhimi, energjia, financa, kujdesi shëndetësor e kështu me radhë. Profili ekonomik i Shqipërisë po ndryshon".

Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve u shpreh se ky event shërben për të ngritur pozicionin e Shqipërisë si një vend i mirë për t'u investuar.

"Ajo çfarë duam t'i tregojmë botës nuk është vetëm bukurinë e natryës së Shqipërisë që e dimë, nuk është thjesht fakti që është një treg në zhvillim, por një vend që është serioz në bërjen e biznesit, është serioz për rezultatet që do të arrihen dhe investimet që do të bëjë. Këtu do të shihni 30 eksportues elitarë shqiptarë, që janë të shquar për cilësinë dhe inovacionin e tyre, nga ana tjetër kemi 30 projekte strategjike të pasurive të paluajtshme dhe turizmit që nisin nga zonat bregdetare tek ato urbane".

Rama: Tani është koha për të investuar në Shqipëri

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat