Shqipëria Postuar më 24 Qershor 2025, 12:41

Rama takohet me Rutte në Hagë/ NATO angazhohet për ndërtimin e terminalit ushtarak në portin e ri të Durrësit

Nga Scan TV

Rama takohet me Rutte në Hagë/ NATO angazhohet për ndërtimin

Kryeministri Edi Rama është takuar në Hagë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të samitit të aleancës euroatlantike. Gjatë këtij takimi, dy zyrtarët diskutuan mbi zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, projektin strategjik të Portit të Ri të Durrësit dhe përgatitjet për Samitin e NATO-s që do të mbahet në vitin 2027 në Tiranë.

Në një postim në rrjete sociale, Rama u shpreh:

"Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mikun e çmuar, Mark Rutte, me të cilin folëm për angazhimet e Samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë."

Në takim morën pjesë edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, drejtoresha e SHISH-it Vlora Hyseni dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Arben Kingji.

Në mbrëmje, Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, do të jenë të pranishëm në darkën zyrtare të organizuar nga Mbreti Willem-Alexander dhe Mbretëresha Máxima e Holandës, që do të zhvillohet në Pallatin Mbretëror “Huis ten Bosch”.

Kujtojmë se Mark Rutte vizitoi Tiranën më 16 maj, gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

 
 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat