Rama takim me gratë dhe vajzat në Kamëz: Më parë nuk i thoje dot qytet
Kryetari i PS, Edi Rama zhvilloi këtë të dielë një takim me gratë dhe vajzat e Kamzës, të cilave ju kërkoi të votojnë në 11 për një Shqipëri europiane dhe për zhvillimin që ka pësuar qyteti.
"Kamzës më parë as nuk i thoje dot qytet, pasi i vinte turp njerëzve të thonin jemi nga Bathorja, kur të tjerët e përdornin Bathoren për të fyer sepse ishte njësoj si të të thonin je nga këneta.
Kjo është sot një e shkuar sepse me guxim Kamza zgjodhi rrugën e së ardhmes.
Mendoni ku do të ishte sot nëse do ta kishte zgjedhur në 2011. Kamza është vendi se kur dikush nuk kupto rëndësinë e votës, mjafton të shohë Kamzën.
Tani, një gjë që kemi dashur ne s'na ka qenë e mundur, sepse dera e Bashkimit Europian nuk rri hapur, dera e Bashkimit Europian hapet dhe mbyllet. Hapet në një moment, mbyllet për një periudhë të gjatë.
Sot ata na kanë vënë në tryezë planin që deri në 2027-ën për tre vjet, nuk ka ndodhur kurrë që të bëhen negociata nga asnjë vend ish-komunist për 3 vjet për t'u bërë anëtar të Bashkimit Europian, po ndodh me Shqipërinë. Atëhere mund ta humbim ne këtë shans, mund ta lëmë ne këtë mundësi që të iki, mund ta lëmë ne derën e hapur të historisë të mbyllet, se do merremi “e lagu, se lagu mustaqen e Kujtim Gjuzit”. Kjo nuk mund të ndodhi, ky është momenti kur ne duhet të bëjmë atë që bën shqiptarët në ‘92.
Në 92 Partia Demokratike në atë kohë s'ishte bërë kënetë akoma, po i dukej se ça rrugë e kishte marrë, megjithatë, mori mbështetjen e shumicës dërrmuese të popullit shqiptar.Nuk ishin me Partinë Demokratike të gjithë ata që votuan. Përkundrazi, aq e vërtetë është kjo sa në verë, kur u bën zgjedhje lokale, shumica dërrmuese e votoi kundër Partisë Demokratike.
Por në 92, shqiptarët morën vendimin e duhur.
Ishte vendi dhe koha e duhur në mars për ta ndarë përfundimisht rrugën me të shkuarën dhe për ta mbyllur përfundimisht kapitullin e një sistemi që populli e rrëzoi dhe që pastaj me votë e vulosi. Dhe pastaj vazhdoi jeta...
Në 11 maj është e njëjta gjë. Është koha e duhur dhe është vendi i duhur dhe ka vetëm një forcë ku shqiptarët mund ta bashkojnë votën jo për mua, as për qeverinë, as për disa deputetë, as për thjeshtë një shumicë aritmetike që ne patjetër do ta arrijmë por për diçka shumë më të madhe. Për të bërë një shumicë që të garantojë që negociatat e anëtarësimit nuk merren dot nga asnjë buf, nga asnjë kukumjaçkë, nga asnjë zhapik, nga asnjë lloj insekti.
Dhe për t’i dhënë një mesazh shumë të qartë vendeve të BE, të cilat po e ndjekin fushatën tonë, po i ndjekin zgjedhjet dhe presin rezultatin për të parë, shqiptarët kanë një shumicë më të madhe se shumica e një partie që e do BE, po patjetër janë 90 e kusur shqiptarë që duan të shkojnë në Europë. Po unë i them atyre që akoma rrinë tek këneta. Po çfarë kërkoni atje? Nuk e doni PS? Shumë mirë, jeni në të drejtën tuaj. Po si mund të rrini atje? A e kuptoni që duke ndenjur atje e para një herë i ktheni kurrizin historisë që shkruhet në 11 maj, e dyta nuk krijoni kushtet që ajo partia juaj të rilindë sepse e mbani ashtu kënete duke i dhënë iluzionin që ekziston si alternativë, ndërkohë që ka shumë e shumë kohë që nuk është më alternativë e shqiptarëve. Nuk është më. Është vetëm një mbetje që vazhdon në inerci. Nëse nuk e merr një ndëshkim nga vet ata", tha Rama.
Sondazh

Berisha me fermerët në Elbasan: Do të merrni kredi të buta, 80% të interesit do e paguajë shteti
Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim me fermerët e Elbasanit. Në fjalën e tij, Berisha premtoi kredi të buta dhe fonde të veçanta. "Linja......

Kryeministri Edi Rama viziton kampusin e ri universitar në Korçë-"Vjen tregu brenda universitetit"
"Poli i Dijes’’, është kampusi i ri Universitar, që i shtohet institucioneve arsimore të Korçës dhe jo vetëm, një hapësirë prej 8500 metër katrorë, e......

Berisha uron Pashkën nga Kavaja: Do dyfishojmë fondin për komunitetet fetare
Të gjithë besimtarëve ortodoksë të Shqipërisë dhe të Kavajës, Gëzuar! Jam shumë i nderuar dhe gëzuar që jam sot këtu tek Ju. Histori ringjallje e plotë,......

Erseka bëhet një pol i ri i energjisë së pastër me “Erseka Solar Park” - Balluku: Përfitim konkret për vendin
Erseka ka tashmë një nga investimet më të mëdha në energjinë diellore në Shqipëri. Parku fotovoltaik “Erseka Solar Park” i shtrirë në një sipërfaqe prej 120......

Rama dhe Balluku vizitojnë rrugët e reja të juglindjes
Është përfunduar puna në aksin rrugor Maliq–Lozhan–Strelcë, një investim strategjik që lidh qytetin e Maliqit me Gramshin dhe zonat përreth, duke krijuar një......

Rama: Korçarët, të parët që do të ndezin çelësin e ngrohjes me gaz
Kryeministri Rama mori pjesë në prezantimin e projektit të gazifikimit të Korçës, së bashku me zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Infrastrukturës......

Gazifikimi i Korçës, Balluku: Investim strategjik, synon ndërtimin e rrjetit modern të shpërndarjes
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, foli për projektin e gazifikimit në Korçë. Në aktivitetin e......

PD-ASHM prezanton kandidatët në Dibër - Berisha: E nisim nga ata të cilët janë më në nevojë
PD-ASHM ka prezantuar kandidatët në qarkun e Dibrës. Në një takim me simpatizantë, kryedemokrati, Sali Berisha dha premtimin se brenda 100 ditëve të para,......