Rama takim me emigrantët shqiptarë në Milano - Kryeministri: Për herë të parë kemi në dorën fatin europian të Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama, zhvilloi takim me emigrantët shqiptarë në Milano, në Centro Congressi. Duke u bërë takimi i dytë në Itali, në kuadër të turit të Diasporës. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama theksoi se është hera e parë në historinë tonë të zgjedhjeve që emigrantët shqiptarë të kenë mundësinë të zgjedhur pa pasur nevojë që të vijnë në Shqipëri për të votuar.
“Jemi ne që vijmë tek ju dhe më vjen mirë që edhe këtë siç u zotuam në krye të herës e bëmë realitet dhe tani çdo shqiptar që do të shprehet me votën e vet për drejtimin e vendit ka mundësi ta bëjë pa lëvizur nga vendbanimi i vet kudo ku është”, tha Rama.
Më tej, kryeministri Rama theksoi se ky është fundi i historisë së Shqipërisë jashtë Europës, dhe se për herë të parë ne kemi në dorë fatin europian të Shqipërisë.
“Ky është fundi i historisë tonë jashtë Evropës dhe para nesh kemi vetëm një datë 11 Majin. Dhe më pas kemi 4 vjet për të fituar bastin historik me Evropën për Shqipërinë dhe Shqipërinë për Evropën. Të dashur miqtë e mi, sot është dita e shqiptarëve. Shqiptarët sot janë më mirë seç kanë qenë kurrë më parë në hisotorinë e tyre në aspektin e pozicionit dhe figurës që kanë ndërkombëtarisht por sot është po ashtu dita e shqiptarëve dhe ky është muaji i ndarë mes prillit dhe majit dhe kjo është dekada e ardhjes së fatit evropian tamam këtu në dorën tonë, që kurse ne dolëm nga ferri komunist dhe BE na ka vënë një plan të dakordësuar që ne të mbyllim të gjithë marrëveshjen e anëtarësimit dhe mbyllur negociatat brenda 2027.”, shtoi Rama.
Më herët, në kuadër të këtij turi, kreu i qeverisë ka zhvilluar takime me shqiptarët edhe në Selanik dhe Athinë, Düsseldorf të Gjermanisë, në Nju Jork të SHBA, si dhe në Londër të Anglisë.
Sondazh

Luleshtrydhet shqiptare eksportohen në marketet europiane Pagat 800-1200 euro, Balluku: Mundësi punësimi për të rinjtë
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, vizitoi një nga pikat e grumbullimit dhe eksportit të......

Partia Demokratike dhe ASHM shpalosin programin për Shqipërinë Madhështore 2025-2029 në Kuvendin Kombëtar
Kryedemokrati Sali Berisha, presantoi programin e Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve. Berisha theksoi rëmdësinë historike të Kuvendit Kombetar......

Rama starton fushatën me premtimin për Shqipërinë në BE - Kryesocialisti: Mund të mbyllim negociatat brenda 2 vitesh
Partia Socialiste ka çelur fushatën elektorale në sheshin Skënderbej për zgjedhjet e 11 Majit. Në fjalën e tij, kryetari i kësaj partie dhe kryeministër i......

Klosi në hapje të fushatës: Dibra do të shndërrohet si gjithë Shqipëria
Drejtuesi politik i qarkut Dibër, Blendi Klosi në çeljen e fushatës elektorale, tha se PS do të triumfojë sërish në zgjedhjet e 11 Majit. Gjatë fjalës së......

Partia Socialiste çel fushatën, Balluku: Ky është mandati i shqiptarëve, në Fier synojmë 11 mandate
Drejtuesja politike e qarkut Fier, Belinda Balluku, në çeljen zyrtare të fushatës elektorale të Partisë Socialiste në sheshin Skënderbej u shpreh se ky......

Ambasada amerikane, apel qytetarëve - “Aplikoni vetë për vizë, shmangni agjencitë sepse mund të penalizoheni”
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri i ka bërë një thirrje të gjithë qytetarëve që aplikojnë për një vizë amerikane, të shmangin aplikimin nëpërmjet......

Tarifat “shtyjnë” vajin e ullirit evropian drejt SHBA-së - Prodhuesit spanjollë po konsiderojnë investime të reja në tregun amerikan
Një nga prodhuesit kryesorë të vajit të ullirit në Spanjë po shqyrton mundësinë e një zgjerimi në SHBA në përgjigje të luftës së tarifave të nisur nga......

Euro, “fitues” i luftës tarifore - Monedha evropiane “surprizon” analistët, dollari “rrëzohet”
Monedha euro është shfaqur si një fituese surprizë e trazirave të fundit të tregut të shkaktuara nga tarifat, duke u ngjitur në një nivel rekord trevjeçar......