Rama starton fushatën me premtimin për Shqipërinë në BE - Kryesocialisti: Mund të mbyllim negociatat brenda 2 vitesh
Partia Socialiste ka çelur fushatën elektorale në sheshin Skënderbej për zgjedhjet e 11 Majit. Në fjalën e tij, kryetari i kësaj partie dhe kryeministër i vendit Edi Rama, u shpreh se kemi në dorë fatin evropian të Shqipërisë.
“Ishte e thënë që fati ynë të na sillte në një përballje të tillë, si përfundimtare në historinë tonë të gjatë dhe të mundimshme duke na e dhënë neve shqiptarëve të dekadës së tretë të shekullit 21 shansin që t’ia ndryshojmë përgjithnjë rrjedhën historisë. Tamam këtu, tani, mu në një kryqëzim mes një palë zgjedhjesh politike për partinë që do të qeverisë 4 vjet dhe një mundësie historike për Shqipërinë që në vetëm 4 vjet mund të bëhet zonjë anëtare e familjes së bashkuar evropiane. Ne dhe vetëm ne dhe askush tjetër, kemi në dorë fatin evropian të Shqipërisë. Kemi 30 ditë përpara për t’u lidhur dorë për dore me çdo shqiptar e shqiptare që e do zonjën e Shqipërisë në sallonin e BE dhe veten e vet qytetarë e qytetare të barabartë të Evropës”, tha Rama.
Rama e ka krahasuar datën e zgjedhjeve 11 maj me një çelës për të ardhmen europiane të Shqipërisë, duke theksuar se pas kësaj date qëndron një mandat i gjatë katërvjeçar, i cili do të jetë vendimtar për të fituar bastin me Europën.
Mund të mbyllim nëgociatat me BE në vetëm dy vite. Prodhimi i Brendshëm Bruto do ta cojme nga 25 miliardë euro që është tani në 30 miliardë euro. Do të rrisim të ardhurat e përgjithshme, pagën mesatare në sektorin publik dhe pagën e përgjithshme mesatare, por edhe pensionet……
Sondazh

Klosi në hapje të fushatës: Dibra do të shndërrohet si gjithë Shqipëria
Drejtuesi politik i qarkut Dibër, Blendi Klosi në çeljen e fushatës elektorale, tha se PS do të triumfojë sërish në zgjedhjet e 11 Majit. Gjatë fjalës së......

Partia Socialiste çel fushatën, Balluku: Ky është mandati i shqiptarëve, në Fier synojmë 11 mandate
Drejtuesja politike e qarkut Fier, Belinda Balluku, në çeljen zyrtare të fushatës elektorale të Partisë Socialiste në sheshin Skënderbej u shpreh se ky......

Ambasada amerikane, apel qytetarëve - “Aplikoni vetë për vizë, shmangni agjencitë sepse mund të penalizoheni”
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri i ka bërë një thirrje të gjithë qytetarëve që aplikojnë për një vizë amerikane, të shmangin aplikimin nëpërmjet......

Tarifat “shtyjnë” vajin e ullirit evropian drejt SHBA-së - Prodhuesit spanjollë po konsiderojnë investime të reja në tregun amerikan
Një nga prodhuesit kryesorë të vajit të ullirit në Spanjë po shqyrton mundësinë e një zgjerimi në SHBA në përgjigje të luftës së tarifave të nisur nga......

Euro, “fitues” i luftës tarifore - Monedha evropiane “surprizon” analistët, dollari “rrëzohet”
Monedha euro është shfaqur si një fituese surprizë e trazirave të fundit të tregut të shkaktuara nga tarifat, duke u ngjitur në një nivel rekord trevjeçar......

Shqipëria forcon mbrojtjen ndaj armëve kimike - Gati strategjia kombëtare. Shtohen kontrollet në kufi dhe investimet në IA
Shqipëria do të forcojë kontrollet kufitare, kapacitetet njerëzore e materiale, do të përmirësojë legjislacionin dhe rrisë bashkëpunimin me partnerët......

BE, 20 miliardë euro për gigafabrika të “IA” - Synon reduktimin e diferencës me SHBA-në dhe Kinën në këtë sektor
Bashkimi Evropian ka zbuluar detajet e një plani prej 20 miliardë eurosh për të krijuar vende të reja të pajisura me superkompjuterë të mëdhenj në Evropë, që......

Mbi 600 ankesa nga bizneset në një vit-Vendosen 240 gjoba për shkelje të ndryshme, kryeson moslëshimi i faturave
Mbi 600 ankesa janë depozituar pranë administratës tatimore për subjektet gjatë vitit 2024. Konkerisht Sektori i Trajtimit të Ankesave për periudhën 1......