Shqipëria Postuar më 5 Korrik 2026, 11:13

Rama: Shqipëria hyn në një fazë të re të forcimit të mbrojtjes dhe industrisë ushtarake

Nga Scan TV

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka hyrë në një etapë të re të zhvillimit të Forcave të Armatosura, ku krahas forcimit të sistemit të mbrojtjes, një prioritet i rëndësishëm është edhe ringritja e industrisë ushtarake. Sipas tij, në këtë drejtim janë ndërmarrë disa hapa konkretë, ndërsa së fundmi është zgjeruar bashkëpunimi me kompaninë italiane Fincantieri.

"Kemi hyrë në një fazë të re në historinë e Forcave tona të Armatosura. Kapitulli i ri është jo vetëm fuqizimi i gjithë sistemit tonë të mbrojtjes, por edhe rilindja e industrisë sonë ushtarake. Për këtë janë hedhur një sërë hapash dhe këtë javë u hodh një tjetër hap. Partneriteti me Fincantierin u shtri në një partneritet edhe me shkollën industriale 'Pavarësia' të Vlorës, pasi në kantierin e ri të Pashalimanit, baza e re prodhuese do të kërkojë 500 të reja e të rinj, teknikë, inxhinierë dhe informaticienë. Për këtë arsye është bërë kjo marrëveshje dhe do të fillojë, paralelisht me ndërtimin e kantierit, edhe puna për trajnimin e të rejave dhe të rinjve që do të përzgjidhen nga 'Fincantieri Albania'. Ata do të trajnohen, qoftë në Pashaliman, qoftë në kantierin mëmë të kompanisë globale të ekselencës italiane në brigjet e Italisë", u shpreh Rama.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat