Shqipëria Postuar më 27 Mars 2025, 09:36

Rama: Rrisim pagën minimale 500 euro. Hyn në fuqi në janar 2026!

Nga Edel Strazimiri

Rama: Rrisim pagën minimale 500 euro. Hyn në fuqi në janar 2026!

Kryeministri vendit, Edi Rama gjatë pyetje/përgjigjeve me qytetarët në rubrikën e tij “Sy m’Sy” në platformat sociale, njoftoi se paga minimale do të rritet në qershor të këtij viti dhe do të shkojë nga 400 në 500 euro.

Ai u shpreh se paga mesatare është 3-fishuar. “Kur ne morëm detyrën, paga mesatare në sektorin publik ishte 372 euro dhe sot në vitin 2024 e mbyllëm me 1000 euro pagën mesatare, referoju INSTAT-it. Pra, kemi bërë një rritje shumë të lartë, pagën mesatare të përgjithshme në sektorin publik privat e kishim 322, sot e kemi  830 euro paga mesatare në Shqipëri. Po paga minimale? E kishim 157 euro, e kemi 400 euro dhe siç e kam thënë dhe më parë në qershor do ta bëjmë 500 euro dhe do të hyjë në efekt në janar të 2026, ndërkohë që shumica e kompanive dhe bizneseve e kanë shumë më të lartë pagën minimale”, tha Rama.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat