Shqipëria Postuar më 3 Tetor 2025, 12:07

Rama: Regjistër Kombëtar Elektronik për të gjitha lejet e ndërtimit dhe zhvillimit!

Nga SCAN TV

Rama: Regjistër Kombëtar Elektronik për të gjitha lejet e

Kryeministri Edi Rama njoftoi krijimin e Regjistrit Kombëtar Elektronik për lejet e ndërtimit. Një tjetër masë, tha kreu i qeverisë, është krijimi i listës së zezë, ku do të përfshihen të gjithë ata që shkelin ligjin për ndërtimet nga administratorët, ortakët, pronarët përfitues e deri te arkitektët. Shkelësit nuk do të mund të marrin leje ndërtimi për 5 vite, ndërsa edhe arkitektët që përfshihen në proces paligjshmërie, do t’u hiqet licenca për 5 vite.

“Krijimi i listës së zezë dhe ndalimi për të aplikuar për leje ndërtimi, i shkelësve të ndërtimit. Jo thjesht të kompanive, por të personave. Lista e zezë do përfshijë çdo individ që ka shkelur ligjin. Do jetë një regjistër i aksesueshëm nga të gjithë.

Gjithë ky proces ndalimi do të thotë nëse një subjekt ka kryer punime në shkelje dhe ka shtuar ose ka ndryshuar qoftë edhe fasadën, këto shkelje natyrisht pasohen me gjoba dhe ndëshkime të tjera, por e bëjnë menjëherë subjekt të listës së zezë. Arkitektit i hiqet licensa për 5 vjet dhe nuk mund të ushtrojë më profesionin.

Një pikë tjetër është kontrolli i ndërtimeve në mënyrë digjitale. Nga ana e KKT kërkohet vendosja e kamerave në të gjithë kantieret e ndërtimit. Krijimi i fondit të gjelbër, detyrim që subjektet ndërtuese duhet të mbjellin një raport të caktuar pemësh. Nëse një subjekt është pajisur me leje për sipërfaqe 5 mijë m2, me këtë ligj i lidhet menjëherë detyrimi për një numër të caktuar pemësh, në raport me sipërfaqen që do të ndërtojë.

Do krijojmë fidanishte publike në pjesë të ndryshme të territorit, subjektet do sjellin pemët. Do ketë një katalog për pemët, do jenë parametrat e përcaktuar dhe subjektet do dorëzojë pemët. Kush ndërton më shumë, do mbjellë shumë. Ndalimi i ndryshimit të aktivitetit, funksionit të një aktiviteti pa lejet përkatëse.”

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat