Rama: Reformë e re ligjore e kontrollit të zhvillimit të territorit!
Kryeministri Edi Rama reagoi sot për aksionin e lirimit të hapësirave publike si dhe lajmëroi nisjen e një reforme të re ligjore të kontrollit të zhvillimit të territorit.
Rama u shpreh në një postim në platformën X se, toleranca ndaj tokave të “xanuna” në kurriz të komunitetit apo lejeve me shkelje në kurriz të qytetit do të adresohet rrënjësisht me një reformë të re ligjore të kontrollit e të zhvillimit të territorit.
Kryeministri shtoi se ka nisur puna paralelisht me disa reforma të reja të shërbimit me ujë të pijshëm, të sistemit të pastrimit e të përpunimit të mbetjeve, të furnizimit të popullit me naftë e me barna, si edhe të shërbimit spitalor, që do të jenë piketat e hyrjes në rrugën e mandatit tonë të katërt për “Shqipërinë 2030” në Bashkimin Europian.
“Toleranca ndaj tokave të ‘xanuna’ në kurriz të komunitetit apo lejeve me shkelje në kurriz të qytetit, që janë pranuar nga qeverisja vendore si bashkëudhëtare të jetës urbane, ndërkohë që inspektoratet e mbrojtjes së territorit dhe policitë bashkiake janë bërë në të shumtën e rasteve pjesë e problemit, do të adresohet rrënjësisht me një reformë të re ligjore të kontrollit e të zhvillimit të territorit, për të cilën kemi nisur nga puna paralelisht me disa reforma të reja të shërbimit me ujë të pijshëm, të sistemit të pastrimit e të përpunimit të mbetjeve, të furnizimit të popullit me naftë e me barna, si edhe të shërbimit spitalor, që do të jenë piketat e hyrjes në rrugën e mandatit tonë të katërt për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, shkroi Rama.

Sa "super pensionistë" ka Shqipëria? Femrat dominojnë listën e shqiptarëve mbi 100 vjeç
Në Shqipëri jetojnë 364 qytetarë që kanë kaluar moshën 100 vjeç. Të dhënat e Censit të vitit 2023 tregojnë se nga këta, 301 janë gra dhe vetëm 63 janë burra,......

TIA njofton: Linjë e re ajrore mes Shqipërisë dhe Jordanisë!
Tirana International Airport vijon të zgjerohet si një nyjë e rëndësishme lidhëse mes Shqipërisë dhe destinacioneve ndërkombëtare, duke ofruar gjithnjë e më......

Gjermania, numër rekord banorësh - Por, rritja nuk ka ardhur për shkak të lindjeve
Popullsia e Gjermanisë arriti në 83.6 milionë në fund të vitit 2024, duke arritur një rekord historik. Megjithatë, popullsia po jep shenja plakjeje, ndërsa......

Rama: Praktikë në administratë dhe institucione publike për 600 të rinj!
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale tha se “Thirrja e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës ofron mundësi konkrete për të rinjtë......

Hungaria, 18 mld euro “të paralizuara” nga BE - Fondet mbeten të ngrira për shkak të problemeve në sundimin e ligjit
Bashkimi Evropian i ka mohuar Hungarisë 18 miliardë euro fonde, për shkak të problemeve në sundimin e ligjit. Tensionet mes Brukselit dhe Budapestit......

Pensioni mesatar u rrit me 14.5 euro - Mbi 29 mijë pensionistë i shtohen skemës
Popullsia e vendit po plaket me ritme të shpejta dhe këtë e konfirmojnë edhe shifrat e pensioneve të reja të lidhura për çdo vit. Gjatë vitit 2024, 29,136......

Vala e nxehtësisë shkaktoi 2,300 viktima në Evropë - Ndryshimet klimatike kanë rritur temperaturat mesatare me 4°C
Rreth 2,300 njerëz humbën jetën në 12 qytete evropiane për shkak të valës së nxehtësisë që goditi kontinentin. Studiuesit theksojnë se ndryshimet klimatike......

Denaj: Mbështetje financiare dhe subvencione për fuqizimin e fermerëve
Falë përfitimeve nga Skema Kombëtare e Mbështetjes për naftë dhe e subvencioneve për vreshtarinë dhe serrat, fermerët kanë arritur të ulin kostot e prodhimit......