Shqipëria Postuar më 16 Mars 2026, 14:32

Rama: Punimet po vijojnë, nyje kryesore e hyrjes në qytetin e Shkodrës

Nga SCAN TV

Rama: Punimet po vijojnë, nyje kryesore e hyrjes në qytetin e

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se punimet në Bahçallëk, një nga nyjet kryesore të hyrjes në qytetin e Shkodrës, po vijojnë, teksa e ka konsideruar një ndërhyrje që synon përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e sigurisë për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.

Projekti lidhet me ndërtimin e rrugës së re në segmentin kthesa e Bërdicës – Ura e Bahçallëkut.

Ndërhyrja parashikon zgjerimin e rrugës ekzistuese në një aks rreth 1.6 km, si edhe dublimin e Urës së Bahçallëkut me një urë të re paralele rreth 180 m. Projekti përfshin dy korsi kalimi në secilin drejtim, ndarje të gjelbëruar në mes të aksit, trotuare dhe ndriçim rrugor, duke e përshtatur zonën me elemente urbane pasi kjo hyrje e qytetit është edhe zonë e banuar.

Sipas projektit, ura e re do të shërbejë për trafikun që lëviz në drejtim të Tiranës, ndërsa ura ekzistuese do të përdoret për automjetet që hyjnë drejt Shkodrës. Projekti ka një vlerë prej 8.4 mln euro, pa TVSH. 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat