Rama propozon Niko Peleshin si kryetar të ri të Kuvendit të Shqipërisë. Klodiana Spahiu, nënkryetare!

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur sot në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, propozoi Niko Peleshin si Kryetar të ri të Kuvendit të Shqipërisë ndërsa deputeten e Durrësit, Klodjana Spahiun si nënkryetaren e re për Kuvendin e ri!
“Njeriu i duhur për të marrë nga Elisa stafetën si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa deputetja e Durrësit Klodjana Spahiu është nënkryetarja e duhur për Kuvendin e ri”, tha Rama.
“Kryesia e re e kuvendit dhe qeveria, duhet t’ia vënë detyrë, nga salla ekzistuese në një godinë të re. Institucioni i Kuvendi së Shqipërisë, duhet të ngrihet në një nivel tjetër, menaxhimi dhe funksionimi. Për këtë nuk mjafton vetëm ligji i ri, me pavarësinë financiare dhe me statusin e deputetit. Por duhet një qasje e re, e krejt makinerisë administrative të kuvendit me fokus pikërisht modernizimi.
Për sa i takon drejtimit të grupit të ri parlamentar, besoj që ka shumë pak për tu menduar. për eksperiencën e gjatë si deputet nga numri i mandateve, për njohjen e detyrës së drejtuesve të grupit më mirë se kushdo, Taulant Balla është deputet i duhur në kohën dhe vendin e duhur,” u shpreh ai.
Rama njofton riorganizim të Kuvendit: 11 komisione të reja parlamentare, 7 do drejtohen nga maxhoranca, 4 nga opozita!
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur sot në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, theksoi gjithashtu se “Duhet ngritur Komisioni i posaçëm për......
Rama: 3 majat që duhet të kapim deri në fund të mandatit!
Kryesocialisti Rama u shpreh gjithashtu gjatë fjalës së tij se 3 majat që duhet të kapim deri ne fund te mandatit janë ndryshohemi i Kushtetutës, ndryshimi i......
Kryeministri Rama shpall zgjedhjet për drejtimin e Tiranës: “Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet kryeqytetit"
Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, kryeministri Edi Rama ka shpallur zgjedhjet për kryetar Bashkie në Kryeqytet. Sipas tij Ogerta Manastirliu është......
Tren elektrik Durrës-Rrogozhinë - Qeveria ratifikon marrëveshjen e grantit të BE prej 60.5 mln euro
Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave ratifikoi marrëveshjen e grantit me Bankën Evropiane për Investime, për linjën hekurudhore Durrës – Rrogozhinë,......
Shumë remitanca, por me Euron kundër tyre/ Në gjysmën e parë të vitit, emigrantët sollën në Atdhe rreth 531.2 milionë euro
Remitancat nga emigrantët shqiptarë kanë shënuar një tjetër rekord historik në tremujorin e dytë të vitit 2025, duke arritur në 281.1 milionë euro, sipas të......
Nis Asambleja e PS-së me Bashkinë e Tiranës/ Rama: Situata nuk mban më! Nuk bëjmë avokatin e askujt
Ashtu siç ishte njoftuar Asambleja e Partisë Socialiste, ku pritet të prezantohet edhe kabineti i ri qeveritar pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 11......
Borxhi i jashtëm bie në 10.5 mld euro - BSH: 40.5% raporti i tij me Prodhimin e Brendshëm Bruto
Rreth 10.5 miliardë euro rezulton të jetë borxhi i jashtëm i Shqipërisë. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, stoku i borxhit të jashtëm është tkurrur me......
Miratohen kostot e reja të ndërtimit të banesave – MEKI: Përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët!
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, (MEKI) njofton se në bashkëpunim me Entin Kombëtar të Banesave pas gati një dekade, për herë të parë që prej......





