Shqipëria Postuar më 30 Mars 2026, 10:43

Rama: Projekti Lungomare 3 drejt përfundimit

Nga Edel Strazimiri

Rama: Projekti Lungomare 3 drejt përfundimit

Kryeministri Edi Rama, ndau sot në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen, në “kantierin e transformimit” e cilësoi ai, të aksit të Radhimës, ku shtrihet projekti i Lungomare 3 që po shkon drejt përfundimit.

Bajpasi Orikum-Lungomare 3 shtrihet mbi kodrat e rrugës Vlorë-Orikum dhe do të mundësojë një frymëmarrje krejt të re për Vlorën.

Ky investim strategjik zgjeron hapësirën e turizmit cilësor të Vlorës dhe krijon kushtet optimale për vijimin me Lungomaren 4 në zonën e Orikumit, duke e bërë Vlorën qytetin bregdetar me shëtitoren më të gjatë në Mesdhe.

Lungomare 3 do t’i shërbejë jo vetëm banorëve të zonës, por gjithë turistëve vendas e të huaj që frekuentojnë Rivierën Shqiptare.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët
Shqipëria 30 Mars Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar lëvizje të ndjeshme të vlerës gjatë fundjavës duke u blerë këtë mëngjes me 82.8 lekë dhe duke u shitur me 83.8 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat