Shqipëria Postuar më 6 Korrik 2026, 12:31

Rama prezanton programin për bizneset: Mbështetje financiare dhe asistencë për integrimin në tregun e BE-së

Nga Edel Strazimiri

Rama prezanton programin për bizneset: Mbështetje financiare dhe

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot programin kombëtar për përgatitjen e biznesit për integrimin në Bashkimin Evropian, duke theksuar se qeveria do të mbështesë veçanërisht sipërmarrjet e vogla dhe të mesme për t’u përshtatur me standardet dhe kërkesat e tregut evropian.

Rama bëri të ditur se programi do të zbatohet me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), i cili do të angazhojë ekspertë për të asistuar bizneset shqiptare në procesin e përgatitjes për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, qeveria synon të rrisë mbështetjen për sipërmarrjen, duke e konsideruar atë motorin kryesor të zhvillimit ekonomik, krijimit të vendeve të punës dhe rritjes së mirëqenies.

Në këtë kuadër, Rama njoftoi se në ditët në vijim do të hapet programi “Dyfisho biznesin tënd”, i cili do të ofrojë një garanci sovrane dhe një portofol financimi për bizneset që synojnë të zgjerojnë aktivitetin, të rrisin standardet dhe të përgatiten për konkurrencën në tregun e përbashkët evropian.

Kryeministri theksoi se sipërmarrjet e vogla dhe të mesme që disponojnë projekte të realizueshme, por u mungon financimi, do të kenë mundësi të përfitojnë kredi me kushte të favorshme përmes linjës së financimit të Bankës së Shqipërisë dhe bashkëpunimit me bankat e nivelit të dytë.

Ai shtoi se qeveria është e gatshme të zgjerojë fondin e financimit nëse kërkesa do të jetë më e lartë se parashikimet fillestare, duke garantuar se asnjë projekt bindës dhe me plan biznesi të besueshëm nuk do të mbetet pa mbështetje.

Rama nënvizoi gjithashtu se programi nuk do të kufizohet vetëm te financimi, por do të ofrojë edhe asistencë profesionale për hartimin e planeve të biznesit dhe përgatitjen e aplikimeve, me synim lehtësimin e aksesit të sipërmarrjeve në skemat e financimit dhe rritjen e konkurrueshmërisë së tyre në tregun evropian.

Shqipëria 6 Korrik Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?

Dollari amerikan edhe pse jo me ndonjë ndryshim të ndjeshëm nga java që lamë pas ka regjistruar një rritje të lehtë të kuotës këtë mëngjes duke e nisur javën......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat