Rama prezanton Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit/ Struktura e re do të monitorojë çdo cep të vendit
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot një strukturë të re shtetërore, të quajtur Kryeinspektorati Digjital i Territorit, që sipas tij përfaqëson një tjetër hap drejt modernizimit të qeverisjes dhe forcimit të kontrollit mbi territorin shqiptar.
Përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, Rama bëri me dije se ky Kryeinspektorat ka filluar grumbullimin e të dhënave në terren si fazë paraprake për zbatimin e masave të reja ligjore.
“ Ju prezantoj me një tjetër inovacion të qeverisjes: Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit.
Videoja është një fragment i shkurtër i informacionit që ky Kryeinspektoriat po mbledh nëpër Shqipëri, për të filluar punën për zbatimin e masave të reja ligjore të kontrollit të territorit.
Ky Kryeinspektoriat do të mbulojë hap pas hapi të gjithë gamën e aktiviteteve shoqërore e shtetërore në territor, nga kontrolli i ndërtimeve tek taksat e tarifat vendore, nga prodhimi bujqësor tek mbrojtja e pyjeve dhe lumenjve, duke e bërë punën e strukturave përkatëse më të lehtë, si edhe duke i bërë zullumet e llojllojshme shumë më të vështira,” – sqaroi Rama.
Ky zhvillim vjen në kuadër të reformave digjitale të ndërmarra nga qeveria shqiptare vitet e fundit, me qëllim përmirësimin e shërbimeve publike dhe forcimin e shtetit ligjor në të gjitha nivelet.

“Pallatet e vjetra do ngelen pa shitur!” Çmimet e referencës, Demirxhiu: Të gjithë sytë nga bregdeti
Pas publikimit të çmimeve të reja të referencës, ndërtimet e vjetra rrezikojnë të mbeten jashtë tregut. “Gjithmonë ato që janë më të prekurat, apo që do të......

Akademia e Shkencave drejt reformës në kërkimin shkencor/ Gjinushi: Ligjet ekzistuese nuk mjaftojnë, duhen afruar me standardet europiane
Akademia e Shkencave është angazhuar në reformimin e sistemit të kërkimit shkencor nëpërmjet forcimirt të zgjerimit të njësive ekzituese kërkimore dhe......

Modeli turk i sigurimeve do të zbatohet në Shqipëri/ Si funksionon në Turqi dhe Rumani skema e detyrueshme për tërmetet?
Sipas projektligjit të Ministrisë së Financave për sigurimin e detyrueshëm të banesës nga tërmeti, ky model është frymëzuar nga praktikat e suksesshme......

Si po e përdorin shqiptarët Inteligjencën Artificiale? 93.13% nga ChatGPT, por edhe aplikacione të reja
Inteligjenca Artificiale është duke u përdorur masivisht kudo në botë, falë përfitimeve të saj dhe mundësisë që u jep njerëzve për të lehtësuar punët,......

Top 5 zonat me pronat më të shtrenjta e më të lira në Shqipëri/ Sazani, Marina e Durrësit, Gjiri i Lalzit, “vija e artë” e tregut të pronave
Tregu i pronave në Shqipëri vijon të reflektojë zhvillimet e ndryshme urbane, turistike dhe demografike në të gjithë vendin. Të dhënat më të fundit për......

Hapen aplikimet për drejtor të INSTAT/ Kreut aktual, Elsa Dhuli, i përfundon mandati 5-vjeçar në nëntor 2025
Këshilli i Ministrave ka shpallur thirrjen për të aplikuar për pozicionin e drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave. Drejtori i Përgjithshëm......

“Çdo shqiptar do të sigurojë shtëpinë nga tërmeti”/ Si do llogaritet primi? Rreth 2% e dëmeve do të paguhen nga vetë pronari
Çdo familje do të sigurojë shtëpinë nga tërmeti. Ministria e Financave ka nxjerrë për konsultim publik një projektligj që e bën të detyrueshëm sigurimin e......

AAPSK merr pjesë në Workshop-in Rajonal mbi Rikuperimin e Aseteve, organizuar nga UNODC në Tiranë
Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja, mori pjesë në workshop-in dyditor të......