Shqipëria Postuar më 9 Korrik 2025, 11:24

Rama: Praktikë në administratë dhe institucione publike për 600 të rinj!

Nga Edel Strazimiri

Rama: Praktikë në administratë dhe institucione publike për

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale tha se “Thirrja e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës ofron mundësi konkrete për të rinjtë e moshës 21–29 vjeç që duan të hedhin hapat e parë drejt karrierës në Administratën Publike dhe se aktualisht janë 600 vende praktike në administratë dhe institucione publike”.

Aplikimet për të rinjtë që kanë përfunduar studimet në ciklin e parë “Bachelor” dhe duan të angazhohen në praktikë pune në institucionet publike janë hapur në 27 qershor dhe përfundojnë në 10 gusht.

“Të rinjtë do të kryejnë një trajnim të dedikuar nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike, ASPA, do të kenë kompensim financiar gjatë praktikës, si dhe mundësi kontrate pune 1-vjeçare për 250 praktikantë”, tha Rama.

Periudha e praktikës përfshin një periudhë 3-mujore: shtator-dhjetor 2025 dhe për t’u bërë pjesë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës të rinjtë duhet të aplikojnë online.

Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese, që ndikon në zhvillimin e kompetencave profesionale, akademike dhe personale. Programi mundëson njohjen me institucionet e administratës shtetërore dhe institucione të tjera publike apo private.

Institucionet bëjnë përzgjedhjen e praktikantëve që do të punësohen me kontratë 1- vjeçare, duke u bazuar te performanca e vlerësimit të praktikantëve si dhe nevojave të secilit institucion.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat