Shqipëria Postuar më 26 Shkurt 2026, 11:50

Rama: Pezullimi i ministrit, ndërhyrje brutale

Nga SCAN TV

Rama: Pezullimi i ministrit, ndërhyrje brutale

Gjatë mbledhjes se zgjeruar të grupit parlamentar socialist, kryeministri, njëkohësisht kryetar i PS, Edi Rama, deklaroi se pezullimi i ministrit nga një prokuror dhe gjykatës, me vendim të një seance paraprake pa gjyq është ndërhyrje brutale.

“Çfarë është përveçse ndërhyrje gjymtuese në territorin e psuhtetit legjislativ, përpjekja e një shoqate përfaqësuesish të gjyqësorit për të rritur pagat e veta me gjyq. Që kur në historinë e republikave me tre pushtete, pushteti gjyqësor llogarit pagat dhe përcakton politikat e pagave apo taksave të një vendi. Por, shpresa është që kjo faze të jetë kalimtare dhe kurusitjet e përsëritura, nuk do kemi një shtet funksional, një administratë publike, pa pasur frikë të marrë vendime, deri në blerjen e letrës higjenike. Ky është fakt, e zgjodha enkas pasi është më tragjikomiku. E përsëris, këto janë leksione që vendet e tjera i kanë nxjerrë me bonesa të caktuara, Shqipëria nuk ka luksin për t’u vinuar për t’i nxjerrë këto mësime.

Shteti ka 3 pushtete të pavarur nga njëri-tjetri, nëse njëri futet në punët e tjerrit, shteti nuk funksionon si duhet. Sepse ne e besojmë që kur kushtetuta demokratike e Republikës së Shqipërisë, thuhet se ka 3 pushtete të pavarura dhe nuk mund të jenë në letër siç ishin para, kjo parti, i hyri detit në këmbë dhe pas 100 e kusur vitesh shtet shqiptar, ne i dhamë pavarësinë reale pushtetit gjyqësor, prandaj dhe unë që e kam udhëhequr partinë në rrugën e përpjetë për pavarësimit e gjyqësorit, nuk bëhem kurrë pishman pavarësisht bombave artizanale që kurdisen nga lloj-lloj prokurorësh e gjykatësish, lart e poshtë nëpër Shqipëri, të cilët shija e pavarësisë reale i deh, u mjegullon arsyen, u errëson sytë dhe i nis në drejtime që cenojnë pavarësinë e pushteteve tjera. Duke i bërë shkelës të lirive dhe të drejtave të njeriut, se ka ende shumë më keq, prandaj dhe sot rreziku i udhëkryqit të mjegullt nuk është që ekzekutivi apo legjislativi të cenojë pavarësinë e gjyqësorit, por është që gjyqësori të gjymtojë pavarësinë e dy të tjerëve por aftësinë për të funksionuar”, u shpreh Rama.

(vijon)

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat