Rama për vizitat në Romë dhe Barcelonë: Interesimi për Shqipërinë në nivel krejt të ri
Në shënimet e javës që bëri kryeministri Rama vend të parë kanë marrë vizitat dyditore që ai pati në Romë dhe Barcelonë. Në vlerësimin e kryeministrit tashmë interesi për Shqipërinë është në jë nivel të lartë historic. Ja se çfarë shkruan kryeministri për këto vizita:
“Këtë javë pata një udhëtim me dy ndalesa, në Romë dhe në Barcelonë. Në Romë, ku u takova me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, ishte një moment për të bërë një bilanc të ecurisë së projekteve të përbashkëta dhe, nga ana tjetër, për të konfirmuar përmes kësaj ecurie fazën e re të marrëdhënieve mes dy vendeve tona, sepse Italia ka qenë gjithmonë pranë Shqipërisë. Të gjitha qeveritë italiane, pa dallim, kanë qenë të gatshme dhe gjithmonë të vëmendshme për ta mbështetur dhe ndihmuar Shqipërinë. Por, me qeverinë aktuale të Republikës së Italisë, gjërat kanë shkuar në një nivel tjetër. Bashkëpunimi nuk është thjesht një bashkëpunim i cili bazohet te angazhimi reciprok. Në këtë rast, sigurisht, pjesa më e rëndësishme është ajo e qeverisë italiane për të punuar së bashku, për të qenë vazhdimisht në një rrugë të përbashkët, por mbështetet edhe në një sërë projektesh konkrete. Pra, edhe firmosja e marrëveshjes strategjike mes dy qeverive në takimin e mëparshëm në Romë është, në të vërtetë, pasqyra më kuptimplotë e faktit se marrëdhënia, e cila gjithmonë ka qenë e karakterizuar si strategjike, ka marrë një ngjyrë të re përmes projekteve të bashkëpunimit strategjik. Një bashkëpunim i strukturuar, një bashkëpunim i cili lidhet qoftë me zhvillimin, qoftë me sigurinë. Pas Romës pata një vizitë në Barcelonë, ku, me ftesë të kryeministrit Pedro Sanchez, mora pjesë në tryezën e përbashkët të samitit të quajtur “Në mbrojtje të Demokracisë” dhe, përpara këtij samiti, së bashku me delegacionin, u pritëm me nderim të veçantë nga Dhoma e Tregtisë e Katalonjës, ku u pa qartë një nivel krejt i ri i respektit dhe interesimit për Shqipërinë edhe nga biznesi i atij vendi. Një vend, emri i të cilit, jo shumë vite më parë në Spanjë, si Shqipëria, lidhej me paragjykime, sot është kthyer në një nga destinacionet e preferuara të qytetarëve spanjollë, posaçërisht të rinisë spanjolle, si destinacion turistik, ndërkohë që marrëdhëniet shtetërore nuk kanë qenë asnjëherë më mirë sesa sot. Pjesëmarrja në samitin “Në mbrojtje të Demokracisë” dhe pritja nga Kryeministri Pedro Sanchez ishin edhe ato pjesë e sa thashë pak më lart, në aspektin që Shqipëria nuk është më thjesht e pranishme, por është e besuar, është e respektuar dhe është e vlerësuar si një nga aktorët në tryezë. Dhe, për ta mbyllur me këtë shënim, këto ndalesa nxjerrin në pah qartë edhe njëherë se si partnerët tanë seriozë dhe të konfirmuar ndërkombëtarisht, për angazhimet tona, për vullnetin tonë e, mbi të gjitha, falë ecurisë dhe transformimit tonë për të cilin flasin të gjithë, na kanë sjellë në një pikë ku kemi vetëm një dhe vetëm një rrugë: të ecim me shpejtësi vetëm përpara”.
Mbledhjet e Pranverës të FMN në Uashington: Ekonomia shqiptare në ecuri pozitive përballë sfidave globale
Në datat 16–18 prill 2026, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mori pjesë në Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të......
Sejko e Malaj në Uashington, pjesë e takimit me dyer të mbyllura nga Departamenti Evropian i FMN
Guvernatori Gent Sejko së bashku me Ministrin e Financave, Petrit Malaj, kanë qenë pjesë e takimit me dyer të mbyllura me ministrat e financave dhe......
Sistemi i pagesave të shpejta, BSH po përmbush kërkesat teknike, Sejko: Bankat, të gatshme për t'u përfshirë
Në kuadër të modernizimit dhe zbatimit të sistemit të pagesave të shpejta (instant payment), Banka e Shqipërisë po përparon në përmbushjen e kërkesave......
META, vala e parë e shkurtimeve nga puna më 20 maj/ Shkurtim 10% i fuqisë punëtore globale, rreth 8,000 punonjës
Kompania Meta synon të kryejë valën e parë të shkurtimeve të thella të vendeve të punës të planifikuara për këtë vit më 20 maj. Ndërkohë shkurtime të tjera......
Rama në Barcelonë për samitin “Në Mbrojtje të Demokracisë”/ Demokracia në fokus, Kryeministri takime me Sánchez dhe Costa
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Barcelonë, ku po merr pjesë në mbledhjen e katërt të samitit “In Defense of Democracy”, një aktivitet ndërkombëtar i nivelit......
Restaurohet plotësisht fasada e Muzeut Historik Kombëtar/ Gonxhja: Garantohet ruajtja e vlerave historike dhe arkitektonike të godinës
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka publikuar në Facebook një video ku tregon përfundimin e restaurimit të plotë të fasadës së Muzeu......
Rënie e fortë e eksporteve drejt Spanjës/ Dobësohen lidhjet tregtare me disa vende të BE-së
Eksportet shqiptare drejt vendeve të Bashkimit Europian shënuan rënie në muajin mars, ndërsa rritje të ndjeshme u regjistruan drejt disa tregjeve rajonale......
Lufta e Iranit zbuloi pikën e dobët të Trump: Ekonomia/ Trump e nënvlerësoi tronditjen më të keqe globale të energjisë
Shtatë javë luftë nuk kanë arritur të rrëzojnë sundimtarët teokratikë të Iranit ose t'i detyrojnë ata të përmbushin të gjitha kërkesat e Presidentit Donald......


