Shqipëria Postuar më 26 Shkurt 2026, 12:39

Rama: Për Ballukun do pres raportin e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve

Nga SCAN TV

Rama: Për Ballukun do pres raportin e Këshillit të Mandateve dhe

Gjatë mbledhjes së zgjeruar të grupit parlamentar socialist, edi Rama u shpreh: “Nuk do merrem me procesin që ka nisur në Kuvend se do pres raportin e Këshillit të Mandateve. Por dua të ndaj me ju, diçka që e kam thënë pa praninë e publikut.

Belinda Balluku mua ma ka dorzuar dorëheqjen 3 herë, qysh në mbrëmjen kur iu ngrit akuza e parë, jo për korrupsion.  Akuza nuk është për korrupsion, por për pabarazi në tendera. Pastaj ma ka sjellë përsëri me shkrim dorëheqjen kur u bë pezullimi dhe pastaj edhe një herë të tretë kur u pezullua nga mosvendimi I GJK. E kam refuzuar unë dorëheqjen.

Kam bindjen që në këtë fazë revolucionare të vendit, ku ndryshe nga vendet me drejtësi dhe institucione të konsoliduara, në Shqipëri drejtësia sapo ka filluar ta shijojë pavarësinë. Ne nuk mund të hymë në vallen e dorëheqjeve automatike sa herë ngrihet një akuzë.

E dimë shumë mirë edhe teorinë edhe praktikën e dorëheqjes morale, e cila megjithatë  nuk praktikohet njëlloj askund në botë. Sot Shqipëria kur sidomos përmes SPAK, po bëhet një dëm kolateral mbi administratën, duke shkelur parimin e prezumimit të pafajësisë.

Është kollaj të thuash në Gjermani, një ministër i akuzuar jep direkt dorëheqjen, pork jo nuk ndodh në Itali. Nuk ndodh as në Francë, madje në Francë një ministër qëndroi në zyrë dhe në fund u shpall i pafajshëm.

Në Gjermani dhe të tjera vende europiane, drejtësia nuk merret me të shkuarën e ministrive. Nuk e ka filluar punën drejtësia e pavarur prej 5 vitesh. Prezumimi I pafajësisë në Gjermani është në piedestalin e artë, që nuk e ka zbritur askush.

Mbi 85% e çështjeve i takojnë mandatit tonë të parë dhe të dytë, ndonjë i takon edhe atyre para nesh.

As në Gjermani dhe as në demokracitë e tjera të konsoliduara të Europës nuk ka një kompani transporti prokuroria, qe merr male me dokumenta nga arkivat e ministrive dhe agjencive dhe i çon në zyrat e prokurorisë. Tani futen në furgon edhe dokumentat e një tenderi që është në proces”.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat