Rama: Pas Vlorës, pasdite në Fier dhe Durrës, domosdoshmëri vetëpastrimi i brendshëm!
Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë në platformat sociale, se aksioni për lirimin e hapësirave publike do të vazhdojë edhe në Durrës dhe Fier.
Rama u shpreh se sot pasdite do të zhvillojë takime në bashkinë e Fierit dhe atë të Durrësit, ku sipas Kryeministrit do të vazhdohet e njëjta përpjekje për një vetëpastrim dhe vetëlehtësim të brendshëm i strukturës, si një domosdoshmëri pas një periudhe të gjatë qëndrimi në të njëjtat pozicione të të njëjtëve njerëz.
“Por, edhe si rrjedhojë e domosdoshmërisë për ta parë realitetin e qyteteve tona të mëdha, një realitet në transformim të vazhdueshëm dhe me ngarkesat të vazhdueshëm me sy të freskët. Duhen sy të freskët, duhet një përpjekje e shtuar dhe një hov i ri, sepse 12 mandate në Fier janë histori, por janë një histori e shkruar nga dhjetëra-mijërat e mbështetësve dhe mbështetëseve tona në territor dhe diasporë që kërkon të vazhdojë të shkruhet si një kapitull i ri nga ne vetë”, tha Rama.
Sipas Kryeministrit, “janë ata mbështetës që kanë nevojë për më shumë cilësi jete dhe cilësia e jetës në qytet varet nga cilësia e hapësirave të përbashkëta. Dhe janë ata mbështetës që duan të ecin lirisht në këmbë, që duan patjetër që të shërbehen me cilësi dhe dinjitet, me pastërti, me pastërti të kudondodhur që e sigurojnë strukturat e bashkive, por që e sigurojnë edhe njësitë e shërbimeve”.
Rama nënvizoi se “janë ata mbështetës që bëjnë biznes, që kanë njësitë e shërbimeve, dhe duan që ata të vazhdojnë të bëjnë sukses, fitim por jo duke zaptuar territore, duke u zgjeruar përtej atij kufirit ndarës të ligjshmërisë që e bën trotuarin një hapësirë bashkëjetese dhe jo një hapësirë për t’u pushtuar që e bën bllokun e banimit dhe hapësirën në mes të bllokut të pallateve një hapësirë të përbashkët, jo duke vendosur trarë e duke marrë lekë ilegalisht për parkime në pronë private, e që e bën dhe pronën një komponent të bashkëjetesës dhe jo një element të dhunës”.
“Të njëjtën gjë që po bëjmë në Vlorë, ku Vlora nuk ka pse të vuajë një furnizim të rregullt me ujë, aty ku furnizimi me ujë nuk pengohet nga mungesa, por nga paaftësia dhe paturpësia dhe që menjëherë zgjidhet sapo ndryshon koka e punës”, pohoi Rama.
Kryeministri tha gjithashtu se është koha për një riorganizim dhe një rishikim të të gjithë komponentëve të punës, që sipas Kryeministrit do të vlejë dhe do të krijojë një vlerë të shtuar në gjithë periudhën në vijim.
“Ka shumë e shumë për të bërë, kemi shumë projekte të rëndësishme. Në Durrës kemi zhvillime të reja shumë të rëndësishme në të gjitha aspektet, projekte të mëdha në infrastrukturë, turizëm, në Vlorë po ashtu, Fier, në Shkodër, Tirana nuk diskutohet dhe mbi të gjitha kemi një besim të madh për të kthyer mbrapsht, pavarësisht pengesave të mëdha”, tha ai.

“Ulje e mëtejshme çmimi për energjinë elektrike” - Balluku: Skema aktuale nxit kursimin e energjisë. Liberalizimi i tregut vazhdon në janar
Politikat në sektorin elektroenergjetik do të kenë në fokus uljen e çmimit të energjisë për klientët. Deklarata u bë nga ministrja e Infrastrukturës dhe......

Dokumenti i Kadastrës/ Si do bëhet regjistrimi i tokave me 7501?!
Bashkë me regjistrimin fillestar, Agjencia e Kadastrës synon që deri në 2028-n të përfundojë skanimin dhe digjitalizimit të kartelave të pasurisë dhe hartave......

Plan-operacioni “Plazhi i lirë” – Policia kontrolle në vijën bregdetare të Kavajës!
Në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave......

'Reforma dha atë që pritej nga Shqipëria' - Gonzato: SPAK institucion themelor, të ndalet presioni ndaj Drejtësisë!
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato deklaroi sot se, “reforma në drejtësi ka dhënë atë që pritej nga Shqipëria, sa i përket pavarësisë,......

Hapet zyrtarisht Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë! - Hasani: Një mjet i drejtpërdrejtë për të qenë më pranë qytetarëve tanë!
Sot u përurua zyrtarisht Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë, një strukturë e re konsullore që synon t’i shërbejë më mirë qytetarëve shqiptarë......

Situata e zjarreve në vend/ AKMC: 25 vatra zjarri të raportuara, 4 ende aktive!
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile informoi sot mbi situatën e zjarreve në rang vendi dhe më konkretisht gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra......

Pasuritë e paluajtshme “magnet” për investitorët e huaj - 3 mujori shënon rekord/ 362 milionë euro IHD, kryeson Turqia
Shqipëria vijon të konfirmohet si një destinacion me potencial të lartë për investime. Fluksi i investimeve të huaja direkte në Shqipëria ka shënuar rekord......

Shqiptarët, më pak kërkesa për azil në BE - Ministria e Brendshme: Nga janari në maj 3261 shtetas të kthyer
Gjithnjë e më shumë po bie numri i shqiptarëve që refuzohen në kufijtë e vendeve të Bashkimit Europian. Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme, gjatë......