Shqipëria Postuar më 26 Maj 2026, 14:16

Rama paralajmëron reformë të re për Kadastrën/ “E drejta e pronës, në fokus të negociatave me BE”

Nga Fabjona Pasho

Rama paralajmëron reformë të re për Kadastrën/

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën rajonale për transformimin digjital, sigurinë juridike të pronës dhe integrimin europian.

Në fjalën e tij, kreu I qeverisë nënvizoi rëndësinë e përmbushjes së piketave mbyllëse, përfshirë kapitullin 23, ku bën pjesë edhe e drejta e pronës. Ai u shpreh se teknologjia e re ka sjellë lehtësime të mëdha dhe ka ndihmuar në modernizimin e proceseve shtetërore.

 “Kemi hapur të gjithë kapitjet e negociatave dhe piketat ndërmjetme të përcaktuara dhe tani i futemi fazës së mbylljes së këtyre negociatave. Plotësim i piketave të ndërmjetme nga Shqipëria dhe përcaktimi i piketave përmbyllëse është element thelbësore, sa i takon grupkapitujve të themelorëve, e përfshirë gjithashtu kapitullin 23, që ka të bëjmë me gjyqësorin dhe e drejta e pronës është pjesë e këtij kapitulli. Për vend si i yni, teknologjia e re na ka sjell bekim të vërtetë, sepse na ka lejuar të bëjmë hope. Na ka lejuar ta shohim të ardhmen me një mënyrë krejt tjetër”, tha Rama

Më tej, Rama theksoi se shumë shpejt do të reformohet edhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës, me më shumë detyra.

Së shpejti do të kemi reformën e agjensisë, do të sjellim më shumë detyra nën një ombrellë, sepse të pasurit e agjensive të veçanta nuk e ka ndihmuar procesin dhe ka sjellë më tepër telashe. Tani kemi një ide të qartë dhe të mirë se si të formësojmë administratën e pasurive të paluajtshme nga A-ZH me bashkimin e të gjitha agjensive në 1. Do ta mbyll këtë proces shumë shpejt. Dua të falenderoj të gjithë partnerët. Tani ne kemi një ide të qartë si ta formësojmë agjenicnë e pasurive të paluajtshme nga A-ja te Zh-ja. Kemi bekimin dhe mallkimin mbi kokë, Bashkimi Europian që na thotë se këtu se keni dalë mirë dhe këtu keni dal keq" tha Rama 

Ndërkaq, drejtoresha e përgjithshme e ASHK, Lorena Goxhobelli tha se transformimi digjital i kadastrës nuk është thjesht një proces teknologjik, por një reformë që prek drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, sigurinë juridike dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat