Rama: Opozita flet në Bruksel kundër vendit, negociatat vijojnë sipas kalendarit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se në asnjë rast tjetër nuk ka ndodhur që gjatë procesit të negociatave me Bashkimin Europian opozita të flasë kundër vendit të vetë në Bruksel.
Në Asamblenë e Partisë Socialiste, Lushnjë, Rama ritheksoi se procesi i integrimit europian nuk është bllokuar, siç pretendohet nga opozita.
“U mbush gjithë hapësira e tenxhereve me deklarata se ‘u bllokuan negociatat, mbaroi kjo punë, humbëm trenin për në Europë, humbëm shansin, e dogjëm’. As nuk është penguar, as nuk është bllokuar”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se ky proces po ecën sipas planit të dakordësuar me KE-në.
“Është një kalendar që na e ka vënë KE përpara. Ndërkohë ata gjatë fushatës thoshin se gënjeja për të marrë votat dhe tani thonë u prish kalendari. Negociatat vazhdojnë dhe prapë edhe për këtë fazë që do të mbyllet në vijim kur të mbyllet do të ndodhi si me Bordin e Paqes. Siç ka ndodhur gjithmonë, ‘gënje sa të mundesh dhe kë të mundësh'”, tha Rama.
Por kryeministri theksoi se “e rëndësishme është që mos të humbasim fokusin për shkak të gjithë këtyre zhurmave”.
“Të mos humbasim sensin e përgjegjësisë historike që kemi për ta bërë realitet anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Është hera e parë që fati ju buzëqesh shqiptarëve dhe Shqipërisë, sepse është hera e parë që të gjithë ‘të mëdhenjtë’ që na duan për të realizuar një ëndërr historike ne i kemi me vete dhe na duan me vete. E filluam nga fundi dhe tani jemi në pararojë të procesit, bashkë me Malin e Zi”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se të gjitha vendet e reja që kanë hyrë në BE kanë pasur luftëra të brendshme politike.
“Kush ndjek rajonin e di që Maqedonia, nuk ishte akoma e Veriut atëherë, ka qenë në luftë të madhe politike dhe në prag të luftës civile, por nuk ke bërë vaki të vijë opozita e Maqedonisë së Veriut në Bruksel dhe të mos lër gjë pa thënë për të bllokuar Maqedoninë. Mali i Zi ka probleme të harmonisë etnike, por nuk ka bërë vaki kjo, që opozita malazeze të shkojë në Bruksel të flasë më të zezat e mundshme”, shtoi Rama.
Këtë, sipas tij, e bën vetëm opozita këtu.
“I gënjen mendja se do të na mundin ne këtu, duke shkuar në Bruksel dhe duke lehur. I gënjen mendja se do na ulin ne e do ngremë veten. Sa më shumë ta bëjnë këtë gjë aq më shumë do zhyten”, tha Rama.
Lushnje, modernizohet DPSHTRR – Godinë e re me zgjerim të ndjeshëm të shërbimeve për qytetarët
Në vijim të aktiviteteve të ditës në Lushnje, Kryeministri Edi Rama inspektoi godinën e re të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor......
Rama: Bashkimi i fermerëve, domosdoshmëri - ”Vetëm duke u bashkuar secili fiton 30% më shumë”
Kryeministri Rama theksoi rëndësinë e bashkimit të fermerëve, me synim arritjen e standardeve për tregun e madh të Bashkimit Europian. Në një takim me......
“Qasje e re, nxitje bashkëpunimit mes fermerëve” - Rama: Përfitime konkrete. Balluku: Po shtohen të rinjtë në bujqësi
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me fermerët në Krutje të Lushnjës, mbi rritjen e investimeve në bujqësi, lehtësitë e reja fiskale dhe......
“Fermerët në Myzeqe kanë ndërtuar jetën mbi tokën dhe punën e palodhur’’ - Balluku: Myzeqeja mbetet një nga zonat më të rëndësishme bujqësore
Drejtuesja politike e Partisë Socialiste të qarkut Fier dhe deputete Belinda Balluku, tha gjatë takimit me fermerët në Krutje të Lushnjes se falë punës së......
ARRSH: Punimet në rrugët lidhëse të Llogarasë arrijnë 65%, përfundimi para sezonit veror
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të......
Malaj në Lushnjë: 31 mln euro subvencione dhe skema e re e TVSH-së për fermerët në 2026
Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë një takimi me fermerët në Lushnjë, theksoi mbështetjen në rritje të qeverisë për sektorin bujqësor, duke e cilësuar......
Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve, gazoili në 209 lekë/litër
Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të karburanteve në mbledhjen e zhvilluar më 11 prill 2026, duke reflektuar luhatjet në tregjet......
Koçiu në Shkodër: Investimet në arsim dhe rritja e pagave po transformojnë shkollat në të gjithë vendin
Transformimi i sistemit arsimor në Shqipëri po vijon me ritme të shpejta, falë investimeve të qëndrueshme dhe reformave të ndërmarra në këtë sektor. Kjo u......


