Rama njofton riorganizim të Kuvendit: 11 komisione të reja parlamentare, 7 do drejtohen nga maxhoranca, 4 nga opozita!
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur sot në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, theksoi gjithashtu se “Duhet ngritur Komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore, fakti është se qoftë për komisionet zgjedhore partiake, qoftë për vonesën e rezultatit zgjedhor, ne jemi specie unikale në Europë, dhe nuk e di kë tjetër kemi shok, në botën ku bëhen zgjedhje pluraliste. Një tjetër nevojë, është harmonizimi i ligjit për komisionet hetimore. Kështu, do ti sigurojë kuvendit por edhe publikut pritshmëritë nga komisionet hetimore, dhe do të rritjen cilësia dhe përgjegjshmëria institucionale në hetimet parlamentare. Sot gjejmë, ende emërtime antike të kuvendit popullor për komisionet e hershme parlamentare. Por nuk gjendet ndonjë lidhje organike, mes kuvendit të një Shqipërie tre re që synon hyrjen në BE."
“Sipas grupit të punës, të gjitha raportet e bëra në vite, nxjerr në pah, se numri i lartë i anëtarëve për komision dhe lëvizja e deputetëve nga një komision në tjetër, përbën një problem. Sugjerohet që në secilën fushë prioritare për negociatat, Kuvendit ë ri i duhen më shumë komisione dhe më pak anëtarë", tha Rama.
Komisionet e reja të Kuvendit të Shqipërisë në 4 vitet e ardhshme:
1. Komisioni për ekonominë, punësimin dhe financat
2. Komisioni për çështjet ligjore dhe administratën publike
3. Komisioni për çështjet e brendshme dhe mbrojtjen
4. Komisioni për edukimin, shkencën dhe sportet (drejtohet nga opozita)
5. Komisioni për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale (drejtohet nga opozita)
6. Komisioni për burimet natyrore, mjedisin dhe infrastrukturën
7. Komisioni për të drejtat e njeriut dhe mjetet e informimit publik (drejtohet nga opozita)
8. Komisioni për bujqësinë, ushqimin dhe zhvillimin rural
9. Komisioni për kulturën, turizmin dhe diasporën (drejtuar nga opozita)
10. Komisioni për Evropën dhe punët e jashtme
11. Komisioni i për nismat qytetare, bashkëpunimin dhe nismat institucionale

Rama: 3 majat që duhet të kapim deri në fund të mandatit!
Kryesocialisti Rama u shpreh gjithashtu gjatë fjalës së tij se 3 majat që duhet të kapim deri ne fund te mandatit janë ndryshohemi i Kushtetutës, ndryshimi i......

Kryeministri Rama shpall zgjedhjet për drejtimin e Tiranës: “Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet kryeqytetit"
Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, kryeministri Edi Rama ka shpallur zgjedhjet për kryetar Bashkie në Kryeqytet. Sipas tij Ogerta Manastirliu është......

Tren elektrik Durrës-Rrogozhinë - Qeveria ratifikon marrëveshjen e grantit të BE prej 60.5 mln euro
Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave ratifikoi marrëveshjen e grantit me Bankën Evropiane për Investime, për linjën hekurudhore Durrës – Rrogozhinë,......

Shumë remitanca, por me Euron kundër tyre/ Në gjysmën e parë të vitit, emigrantët sollën në Atdhe rreth 531.2 milionë euro
Remitancat nga emigrantët shqiptarë kanë shënuar një tjetër rekord historik në tremujorin e dytë të vitit 2025, duke arritur në 281.1 milionë euro, sipas të......

Nis Asambleja e PS-së me Bashkinë e Tiranës/ Rama: Situata nuk mban më! Nuk bëjmë avokatin e askujt
Ashtu siç ishte njoftuar Asambleja e Partisë Socialiste, ku pritet të prezantohet edhe kabineti i ri qeveritar pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 11......

Borxhi i jashtëm bie në 10.5 mld euro - BSH: 40.5% raporti i tij me Prodhimin e Brendshëm Bruto
Rreth 10.5 miliardë euro rezulton të jetë borxhi i jashtëm i Shqipërisë. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, stoku i borxhit të jashtëm është tkurrur me......

Miratohen kostot e reja të ndërtimit të banesave – MEKI: Përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët!
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, (MEKI) njofton se në bashkëpunim me Entin Kombëtar të Banesave pas gati një dekade, për herë të parë që prej......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor? – Dobësohen Paundi e Franga!
Dollari amerikan është blerë këtë mëngjes me 82.4 lekë dhe është shitur me 83.7 lekë duke regjistruar rritje të lehtë të kuotës nga dita e djeshme sipas......