Rama nga Tokio: Shqipëria ka fituar një respekt që dikur nuk imagjinohej/ Takime në Seul dhe Japoni për teknologjinë dhe AI

Përmes një komunikimi nga Tokio, në përmbyllje të një vizite zyrtare në Japoni dhe pas një ndalese në Korenë e Jugut, Kryeministri Edi Rama ka bërë një bilanc të rritjes së profilit ndërkombëtar të Shqipërisë. Kreu i qeverisë vuri theksin te niveli i ri i partneritetit që vendi po ndërton me këto dy fuqi të mëdha ekonomike dhe teknologjike.
"Sot Shqipëria ka hyrë krejt natyrshëm në hapësira dialogu dhe partneritetesh, ku deri jo shumë vite më parë do të ishte vërtet e vështirë edhe të imagjinohej respekti që ka sot bota për vendin tonë," deklaroi Rama, duke shtuar se rritja e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare nuk lidhet me përmasën, por me "shkallën e respektit dhe të vlerësimit për dinjitetin me të cilin ndërveprojmë në komunitetin e shteteve."
Gjatë qëndrimit në Korenë e Jugut, ku mori pjesë si i ftuar nderi në Konferencën Aziatike të Lidershipit, Rama u takua me kryeministrin Kim Min-seok, me të cilin diskutoi për zgjerimin e bashkëpunimit në inteligjencë artificiale, teknologji dixhitale, industri ushtarake dhe turizëm. Po ashtu, vizita vijoi në Tokio me një pritje me ceremoni të lartë shtetërore nga kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi. Rama zbardhi bisedimet e fokusuara në ekonomi, energji e mbrojtje, si dhe vlerësoi mesazhin e qartë të Tokios zyrtare për integrimin europian të Shqipërisë.
"Mbështetja e Japonisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk ishte thjesht një mesazh formal, por një shprehje e respektit të Japonisë për suksesin tonë në rrugën e transformimit historik të shtetit shqiptar, në një shtet vibrant, demokratik dhe në zhvillim të vazhdueshëm e të qëndrueshëm," nënvizoi Kryeministri.
DPSHTRR promovon kulturën e drejtimit të sigurt/ Bajraktari: Gara “Best Young Driver” model për sigurinë rrugore
Në ditën e tretë të Automotive Fair Albania, u zhvillua gara midis drejtuesve të rinj të mjeteve. Në këtë garë morën pjesë mbi 20 të rinj nga mosha 18-26......
SHBA rrit fokusin në Ballkanin Perëndimor/ Siguria dhe energjia, në qendër të strategjisë. Shqipëria, partner kyç
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një raport të ri për politikën e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, ku Shqipëria përmendet si një nga partnerët më......
Bordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve, nafta zbret në 195 lekë/l
Bordi i Transparencës ka ulur çmimin e naftës me 2 lekë/le këtë të shtunë, duke e çuar në nivelin e 195 lekë/l. Çmimi i ri hy në fuqi nga ora 13:20 dhe do të......
BE miraton paketën e tretë të asistencës ushtarake për Shqipërinë, 21 mln euro për Forcat e Armatosura
Bashkimi Europian ka miratuar një tjetër paketë mbështetjeje për Forcat e Armatosura të Shqipërisë në kuadër të mekanizmit “European Peace Facility”.......
“Buxheti familjar”, mes mbijetesës dhe kursimit/ Bajraktari: Kursimi duhet të nisë sapo merret paga
Çdo fillim muaji për pjesën më të madhe të familjeve shqiptare nis me të njëjtin ritual, një llogari e shpejtë me mendje për të parë nëse paratë e fituara do......
Financimi, pengesa që po ngadalëson biznesin shqiptar/ Raporti i OECD: Kreditimi i kufizuar frenon investimet dhe inovacionin
Në Shqipëri, aksesi në financë vijon të mbetet një nga pengesat kryesore për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Sipas të dhënave të Bankës......
Amerikanët përgatiten për udhëtime të kushtueshme/ Kostot e karburantit, pranë niveleve më të larta shumëvjeçare
Çmimet në rritje të benzinës dhe një krizë e afërt me karburantin nga lufta në Iran nuk po i ndalojnë amerikanët të udhëtojnë me makinë, ndërsa sezoni veror......
Marrëveshje e tregtisë së lirë BE-Meksikë/ Tregtia dypalëshe është rritur me 75% në një dekadë
Meksika dhe Bashkimi Evropian nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së lirë të bllokuar prej kohësh, ndërsa kërkojnë të ulin varësinë nga SHBA-të dhe të......


