Shqipëria Postuar më 30 Shtator 2025, 09:33

Rama: Nga sot nis pagesa e taksave të mjeteve online në e-Albania!

Nga Edel Strazimiri

Rama: Nga sot nis pagesa e taksave të mjeteve online në e-Albania!

Kryeministri Edi Rama njoftoi se pagesa e taksave të mjeteve nga dita e sotme mund të kryhet online në “e-Albania”,  duke prezantuar kështu shërbimin e ri, duke u shprehur se i kursen qytetarëve lekë, ditë pune, kilometra dhe litra karburant.

Për herë të parë, DPSHTRR në bashkëpunim me bankën BKT sjell pagesën online të taksave të mjetit përmes portalit “e-Albania”.

Kjo risi, falë pagesës online në “e-Albania” sjell: 57 965 408 lekë të kursyera nga qytetarët.

Gjithashtu, kjo risi sjell: 11 501 ditë pune të kursyera, 4 731 870 km rrugë të eliminuara dhe 331 231 litra karburant të kursyera.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat