Shqipëria Postuar më 7 Maj 2025, 19:50

Rama nga Lushnja: I'a kemi dalë të rrisim prodhimet dhe eksportet. Gati për një fazë të re

Nga SCAN TV

Rama nga Lushnja: I'a kemi dalë të rrisim prodhimet dhe

Kryetari i Partisë Socialiste, nga Lushnja, u shpreh se tre mandatet qeverisës nuk e kanë lodhur, por përkundrazi i kanë shtuar dëshirën për ta çuar Shqipërinë në vendin ku i takon.

Ai theksoi se Shqipëria meriton të trajtohet me dinjitetin e duhur si e barabartë mes vendeve të barabarta në Bashkimin Evropian.

“Tre mandate na kanë mësuar shumë, na kanë bindur çdo ditë e më shumë se jo vetëm që ky vend që po bëhet është një vend që mund të lulëzojë këtu në mes të Evropës dhe se ne do ta bëjmë të lulëzojë këtu në mes të Evropës, duke i dhënë atë që i ka munguar në jetë të jetëve: dinjitetin e barabartë mes vendeve me evropiane. Më 11 maj të jenë më shumë se sa kurrë, votat kuq e zi në kuti. ”, tha ai.

“Më 11 maj të dalë fitorja më e bukur e PS.  Ne kemi fituar në mënyrë të përshitur këtu në Lushnjë dhe Divjakë dhe kemi bërë gjithçka kemi mundur me fitoret tona, pasi ne nuk jemi në një ndeshje ndeshjes sportive dhe fitorja nuk është qëllim në vetvete, por është mjeti për të arritur qëllimet tona të përbashkëta. Kemi ende gjëra të mëdha për të bërë së bashku; Ky mandat i katërt do jetë një moment i rëndësishëm për transformimin e Lushnjës dhe Divjakës në një aspekt të veçantë, të krijimit të një baze të vërtetë të industrisë ushqimore të vendit.Më 11 maj fiton hedhja e hapit historik të futjes në atë shtëpi. Besoj shumë se ky fat nuk ka ardhur rastësisht, por ka ardhur si rezultat i një përpjekje të madhe nga ana jonë”, tha Rama

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat