Shqipëria Postuar më 2 Mars 2025, 13:16

Rama, nga Athina: Kemi treg pune konkurrues me Greqinë

Nga Lidion Kulla

Rama, nga Athina: Kemi treg pune konkurrues me Greqinë

Kryeministri, Edi Rama ishte në Athinë ku mori pjesë, së bashku me disa prej anëtarëve të kabinetit, në Panairin e Punës. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Rama theksoi se 120 kompani të ndryshme ofruan qindra vende pune për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi, me paga më të mira se sa pagat që fitohen për të njëjtat vende pune në vendin fqinj.

“Para se të hyja këtu po flisja me dikë që punon në Athinë, sanitare në një hotel ku për 21 dhoma që kishte në përkujdesje merrte 850 euro, ndërkohë një sanitare për 6 dhoma në bregdetin e Shqipërisë merr 950 Euro”, tha Rama.

Kryeministri Rama foli edhe për raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Për Shqipërinë është hapur e njëjta dritare e njëjtë me ju dhe shqiptarët e Evropës, na është dhënë mundësia të shohim derën e fundit për të hyrë në BE. Për rrethana yjet tona dhe të Evropës janë rreshtuar në vijë të drejtë, kemi një afat kohor që kemi dakordësuar me ta. Është afati më i shpejtë që i është dhënë ndonjë vendi në historinë e negociatave, jo vetëm sepse ne i kemi bërë detyrat mirë, por ata duan ta kenë Shqipërinë brenda vetes. Gjërat mund të ndryshojnë ne duhet ta shfrytëzojmë. Të ulemi krah për krah me Greqinë si dy vende të barabarta jo vetëm me zakon por edhe me ligj, jo vetëm me emocion por edhe me vulë. Si ne edhe Greqia të jemi bashkë tek yjet e flamurit të BE-së, ku është momenti historik”, tha Rama.

Gjithashtu, Rama shtoi se ekonomia shqiptare është zgjeruar dhe mundësitë për të bërë biznes janë rritur.

 "Shqipëria kishte një PBB më pak se 10 miliardë, sot e ka 25 miliardë euro, dy herë e gjysmë më shumë. Kur morën detyrën të ardhurat për frymë ishin rreth 4000 mijë euro, sot i ka rreth 10 mijë euro", tha Rama.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat