Rama në sheshin e ri “Çerçiz Topulli”: Ky i ka hije Çeços dhe Gjirokastrës!

Pas inspektimeve në Pallatin e Sportit dhe Spitalin Rajonal, Kryeministri Edi Rama ndaloi këtë të dielë edhe në sheshin e transformuar “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër, tashmë i kthyer në një hapësirë publike me funksionalitet të plotë, parkim nëntokësor dhe identitet të fortë arkitektonik.
“Ky është sheshi që Çeços dhe gjithë gjirokastritëve u ka hije,” – u shpreh Rama, duke e cilësuar projektin si një ndërhyrje të rëndësishme për jetën urbane të qytetit.
Shefi i qeverisë shoqërohej nga kryebashkiaku Flamur Golemi, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, si dhe përfaqësues të tjerë vendorë dhe politikë të qarkut. Gjatë vizitës, ata e njohën kryeministrin me fazat e përfunduara të projektit, nevojat e mbetura dhe ndikimin që do ketë kjo hapësirë në jetën sociale dhe turistike të qytetit.
“Duhet edhe muzeu i kalasë, ai do ishte një atraksion i paparë dhe do zhvillonte turizmin,” theksoi Rama, ndërsa bashkëbiseduesit pohuan rëndësinë e këtij investimi potencial.
Kryebashkiaku Golemi u shpreh se sheshi ishte një prej projekteve më të rëndësishme për qytetin: “E kishim merak këtë shesh,” – tha ai, duke theksuar se tashmë ndalohet qarkullimi i automjeteve në zonën përreth, çka krijon një mjedis më të përshtatshëm për turistët dhe ngjarje kulturore.
“Është një zonë e mirë për aktivitete, panaire e koncerte,” – shtoi ministrja Kumbaro, duke theksuar rigjallërimin e jetës urbane në qytet.
Ajo shtoi gjithashtu se qytetarët po investojnë në rikonstruksionin e banesave të vjetra për të zhvilluar biznese familjare që i shërbejnë turizmit.
“Bravo, punë shumë të mirë keni bërë,” – u drejtua Rama stafit të punëtorëve që po përfundonin ndërhyrjet në sheshin e gurtë, simbolikë e qytetit.
Sipas kryebashkiakut Golemi, është zgjidhur edhe një nga nyjet problematike të qarkullimit në qytet, me ndërtimin e lidhjes mes dy rrugëve që ndodhen mbi zonën e kalasë, duke lehtësuar trafikun dhe qarkullimin e qytetarëve.
Sondazh

Rama në Gjirokastër: Spitali rajonal rilind me teknologji moderne, duke ruajtur karakterin historik
Spitali Rajonal i Gjirokastrës, një ndërtesë me histori të gjatë që shtrihet në një sipërfaqe prej 8,600 m2, po i nënshtrohet një transformimi rrënjësor.......

Aeroporti i Vlorës, nxitje për turizmin - Ekspertet: Sjell konkurrencë dhe çmime më të ulëta të biletave
Investimet në infrastrukturë janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e turizmit në vendin tonë, por edhe për të tërhequr turistë që shpenzojnë në......

Muret e Shqipërisë ‘po ngrihen’ me beton të huaj - Sipas INSTAT importet e çimentos janë rritur me 40 për qind
Më shumë çimento, gëlqere dhe çelik po zbarkojnë në Shqipëri për të mbështetur bum-in e ndërtimeve, si për pallate të reja ashtu edhe për ndërhyrje në......

Origjina e duhanit që konsumohet në Shqipëri/ Polonia dhe Greqia kryesojnë listën, rritet tregtia edhe me Rumaninë e Gjermaninë
Çmimi i cigareve në Shqipëri ka pësuar rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit, si pasojë e politikave fiskale që synojnë uljen e konsumit të......

Eurozona shënon rritjen më të lartë në 7 muaj - Përmirësimi i klimës së biznesit, rritja e shpenzimeve nxit optimizëm
Aktiviteti i bizneseve në Eurozonë u nxit me ritmin më të shpejtë në shtatë muaj në mars, mbështetur nga një lehtësim i rënies afatgjatë të......

“Ulje e tatimit mbi pagat e “0” taksa për profesionet e lira - Berisha: “Made in Albania”, rritja e prodhimit vendas do rrisë punësimin dhe pagat
Zero taksa për profesionet e lira dhe biznesin e vogël, ulje e tatimit mbi të ardhurat, reduktim i taksës së shitjes së pronës apo ulje e çmimit të......

1/5 e popullsisë globale ndikohet nga ndryshimet klimatike - Raporti: 1.8 miliardë njerëz përballen me temperaturat ekstreme
Sipas raportit të fundit, 1 në 5 njerëz ndikohet nga ndryshimet klimatike globale. Të dhënat tregojnë se 1.8 miliardë individë përballen çdo ditë me......

Paradoksi i punës, bizneset i kërkojnë, shteti i paguan! - Bizneset nuk gjejnë punonjës, me mijëra marrin pagesë papunësie
Në një anë ndodhen bizneset që kërkojnë me ngulm punonjës, përballë një mungese të ndjeshme të fuqisë punëtore, dhe në anën tjetër mijëra individë që......