Rama në Lezhë: Sot ekonomia ka arritur në 27 miliardë prodhim, do ta çojmë 35 miliardë në 2030. Është e bëshme!

Ekonomia e Shqipërisë synon të ketë një prodhim të përgjithshëm kombëtar në 35 miliardë lekë në vitin 2030. Këtë objektiv e ka përmendur kryeministri Rama në një takim që pati në Lezhë. “E kemi marrë ekonominë e këtij vendi me më pak se 10 miliardë prodhim të përgjithshëm. Sot që flasim e kemi çuar në afro 27 miliardë. Duam ta çojmë në 35 miliardë në 2030. Është e bëshme. Është e bëshme!”, tha Rama. Për kreun e qeverisë pagat dhe pensionet në Shqipëri janë rritur dhe po rriten edhe në sektorin privat vazhdimisht.
“Ne e kemi ditur që ishte pika më e dobët, hallka më e dobët e gjithë skeletit social të Shqipërisë dhe patjetër që, duke pasur edhe një mbështetje të madhe nga pensionistët, kemi qenë gjithmonë të vetëdijshëm që për pensionistët duhej bërë patjetër diçka, por s’kemi pasur mundësi ta bëjmë. Ekonomia nuk na e ka lejuar që ne ta marrim përsipër dhe ta bëjmë, por ama, nëse ia dolëm ta bëjmë dhe tani pensionet janë futur në rrugën e rritjes së përvitshme të parashikuara në buxhetet e mëtejshme, me dyfishim çdo janar, pra u rritën këtë janar x, do të rriten (x herë 2) në janarin tjetër, do rriten (x herë 3) në janarin e 2028-s, do rriten (x herë 4) në janarin e 2029-s dhe do rriten (x herë 5), në janarin e 2030-s, sepse ekonomia na e ka krijuar këtë mundësi”, ka deklaruar kryeministri.
Në vijim kryeministri ka përmendur edhe disa tregues të tjerë të ekonomisë duke u përqëndruar tek turizmi. “Ne e kemi marrë Shqipërinë me 2 milionë e ca turistë, ku llogariteshim për turistë dhe unë me Pjerinin. Sa herë që ktheheshim nga ndonjë udhëtim, na llogarisnin për turistë. Edhe vetë burri i huaj që ishte kryeministër e llogariste veten për turist kur kthehej dhe thoshte 2 milionë e ca turistë. Edhe investime të huaja 300–400 milionë euro në vit. Kemi arritur në 12 milionë turistë dhe kemi kaluar 1.5 miliardë investime të huaja”.
Mbi këto shifra Rama tha se qeverisja është plotësisht e angazhuar për ta integruar vendin në BE. “Na është dhënë mundësia që me duart tona ta marrim Shqipërinë dhe ta çojmë deri te dhoma e pritjes e Bashkimit Europian, duke e bërë anëtare të barabartë të asaj familjeje. Kjo është një gjë shumë e madhe dhe, ashtu sikundër historia nuk ka për ta harruar nëse ne e realizojmë, ashtu historia nuk ka për të na e falur nëse, për fajin tonë, kjo nuk realizohet”, deklaroi Rama.
Bordi i Transparencës vendos çmime të reja për karburantet, deri në 220 lekë/litër për naftën
Bordi i Transparencës ka zhvilluar sot, më 8 prill 2026, mbledhjen e radhës, ku ka vendosur çmimet e reja tavan për shitjen e karburanteve në tregun......
Ushqimet e shportës, me “imunitet” nga rritja e naftës - Thuajse në të njëjtat nivele me një muaj më parë. Tregtarët parashikojnë shtrenjtim
Prej ditësh qytetarët po përballen me çmime të larta të frutave dhe perimeve. Tregtarët e justifikojnë këtë me rritjen e çmimit të naftës. Por a ka ndikuar......
Cilat prona po performojnë më mirë në Airbnb? Apartamentet e vogla kryesojnë rezervimet më të mëdha
Sipas studimit më të fundit të Investropa, apartamentet me një dhomë gjumi dhe njësitë me dy dhoma gjumi po regjistrojnë rezervimet më të qëndrueshme në të......
Tenderët, institucionet shpërndanë 109 mld lekë në 2025 - Raporti i APP: Ulen fondet dhe procedurat, kursimi mbetet në nivele të ngjashme
Rreth 109.5 mld lekë është vlera e kontratave për punë, mallra dhe shërbime të shpallura fituese gjatë vitit 2025 nga institucionet shtetërore, duke shënuar......
100 mln lekë për SME-të, konkurrueshmëria në fokus - Cilët duhet të jenë sektorët prioritarë për qeverinë?
Fokusi te inovacioni dhe eksporti shihet si rruga e vetme për të rritur qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare. Fondi prej 100 milionë lekësh pritet të......
Nga vjen ushqimi i tryezës shqiptare? Italia dhe Greqia mbajnë mbi një të tretën e importeve ushqimore
Shqipëria importoi 11 miliardë lekë produkte ushqimore gjatë muajit shkurt, me tregun që mbështetet fort te një numër i kufizuar shtetesh furnizuese. Të......
Rritet ambicia e grave për biznes - Bajraktari: Sinjal pozitiv, por sfidë mbetet qëndrueshmëria në treg
Rritet ndjeshëm interesi i grave dhe vajzave për sipërmarrjen në Shqipëri. Të dhënat nga Startup Albania Agency tregojnë një rritje të fortë të aplikimeve......
Shtrenjtimi i naftës “godet” transportin/ Por, rritja e karburanteve nuk përkthehet në “shpërthim” inflacioni në Mars
Rritja e çmimit të karburanteve pas krizës në Lindjen e Mesme, me çmimin e naftës që ka arritur në 224 lekë për litër, nuk dha një goditje të fortë në......


