Shqipëria Postuar më 20 Maj 2026, 11:05

Rama në Korenë e Jugut: Bashkëpunim i mëtejshëm me fokus teknologjinë dhe turizmin

Nga Edel Strazimiri

Rama në Korenë e Jugut: Bashkëpunim i mëtejshëm me

Kryeministri Edi Rama ndodhet në vizitë zyrtare në Republikën e Koresë së Jugut së bashku me delegacionin që e shoqëron.

Pas takimit me Kryeministrin e Republikës së Koresë, Kim Minseok, në Seul, Rama përcolli në rrjetet sociale momentet kryesore dhe temat e diskutimit.

“U fol për 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, ngjashmëritë e historive tona dhe bashkëpunimin e mëtejshëm, me fokus teknologjinë, Inteligjencën Artificiale dhe turizmin”, shkroi Kryeministri Rama.

Vizita zyrtare synon thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, si edhe zgjerimin e partneritetit, në fusha me interes të ndërsjellë për zhvillimin, teknologjinë dhe inovacionin.

Kryeministri Rama do të përshëndesë në ceremoninë hapëse të konferencës prestigjioze të Lidershipit Aziatik përkrah personaliteteve të rëndësishme ndërkombëtare, mes tyre edhe kryeministri i Koresë së Jugut, Kim Minseok.

Takimi Rama-Minseok gjeti pasqyrim në median e Koresë së Jugut ku koreatimes.com. citoi kreun e qeverisë koreanojugore të ketë thënë se “pret me padurim zgjerimin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit me Shqipërinë, duke vënë në dukje se vendi ballkanik ka emëruar atë që njihet si “ministri i parë në botë për inteligjencën artificiale (AI)”, ndërsa edhe Koreja e Jugut i kushton rëndësi inteligjencës artificiale dhe teknologjive të avancuara”.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama theksoi se ”Shqipëria është e interesuar të forcojë bashkëpunimin në fushat e tregtisë, investimeve dhe inteligjencës artificiale”.

 

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat