Shqipëria Postuar më 14 Prill 2025, 19:44

Rama në konferencë me Marta Kos: Brenda 2027 mbyllim negociatat

Nga Fabjona Pasho

Rama në konferencë me Marta Kos: Brenda 2027 mbyllim negociatat

Shqipëria zhvilloi këtë të hënë konferencën e katërt ndërqeveritare me BE. Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm të Polonisë, Radosław Sikorsi dhe komisioneren për zgjerim Marta Kos, Rama u shpreh

"Saktësisht 6 muaj më parë qëndroja këtu në këtë sallë pasi çelëm bisedimet për grup-kapitullin 1.

U kthyen sërisht më pas dhe çelëm bisedimet për grup-kapitullin 6 dhe sot jemi po prapë këtu për të ecur përpara me grup-kapitullin 2 “Tregu i brendshëm”. Nuk mundem përveçse të shpreh fjalë mirënjohëse për presidencën polake, për udhëheqjen e saj të qëndrueshme dhe angazhimin e palëkundur për ta çuar përpara këtë proces.

Jemi absolutisht po kaq mirënjohës ndaj të gjitha shteteve anëtare të BE-së, për mbështetjen e tyre për ta realizuar këtë gjë në një mënyrë kaq pa pengesa, saqë duket vërtetë diçka që është e habitshme për ne, duke pasur parasysh prej nga vijmë, prej betejash të gjata prej një kohe të gjatë.

Falenderimet tona të sinqerta shkojnë si përherë edhe për Komisionin Europian dhe sigurisht për Komisioneren tonë, Marta Kos, e cila, siç e thashë më parë, dikur thyente rekorde, duke çarë ujin dhe u bë kampione e vendit të saj, tashmë është bërë kronometri i vendeve tona që mban kohë, që ruan ritmin dhe që sigurohet që çdo lëvizje të na çojë përpara me disiplinë e me synim.

Më lejoni që të theksoj që së bashku me Komisionin dhe nën udhëheqjen mjaft të disiplinuar të Martës kemi rënë dakord për një agjendë mjaft ambicioze. Po presim me padurim që të sigurohemi së bashku që brenda 2027 të gjithë grup-kapitujt, jo vetëm të jenë çelur, por edhe të jenë mbyllur.

Është vërtetë super ambicioze, por jemi këtu sot për të rikonfirmuar vullnetin tonë të fortë, vendosmërinë tonë dhe pasionin tonë të plotë për të arritur këtë objektiv. 

Jam i sigurt që të dy miqë e mi të dashur në të majtën time dhe shumë prej jush këtu e kanë dëgjuar këtë më parë, por ia vlen ta përsëris “Për Shqipërinë, anëtarësimi në BE është shumë më tepër sesa një ambicie politike apo ekonomike, është një zgjedhje ekzistenciale jete, nga një vend, ku kurrë nuk jemi lejuar të zgjedhim për shekuj e breza të tërë tek një e ardhme, të cilën gjithmonë kemi dashur ta kemi”.

E dimë shumë mirë dhe e kemi mësuar në mënyrën më të vështirë që liritë tona individuale, barazia jonë përpara ligjit dhe mënyra e jetesës që duam për fëmijët tanë dhe brezat tanë të ardhshëm nuk mund të garantohet askund tjetër, përveçse brenda Bashkimit Europian“, u shpreh Rama.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat