Rama në konferencë me komisioneren Kos: Ambicia jonë, shqiptarët me pasaportë europiane brenda kësaj dekade!
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Komisioneren për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos në Kryeministri vendit, Edi Rama u shpreh se, Shqipëria është shumë e vendosur që ta përmbushë me sukses objektivin shumë ambicioz të përfundimit të negociatave brenda 2027-ës.
“Ne në rajon e kemi pritur me entuziazëm zgjedhjen tuaj sepse ju jeni edhe e BE-së, por edhe e jona, duke qenë nga një vend i rajonit, i cili ka shkëlqyer në rrugën e vet dhe sot është një anëtar krenar i BE-së, Sllovenia. Dhe sidoqoftë duke pasur gjakun më pranë nesh sesa pranë Brukselit shpresoj dhe jam i bindur në fakt, megjithëse ju s’do e thoni këtë më vjen jashtëzakonisht mirë që takohemi në një moment kur ne kemi arsye të jemi krenarë për çfarë kemi bërë, ju keni arsye për të na mbështetur pa rezervë, por dua ta theksoj, ne nuk e marrim mbështetjen tuaj si diçka të dhënë një herë e mirë, por si diçka që duhet fituar çdo ditë”, u shpreh Rama.
“Është mbështetja e një institucioni të madh dhe të shumë kërkues siç është BE-ja, të cilën ne jemi të vetëdijshëm që duhet ta meritojmë çdo ditë sepse ne duam të bëhemi pjesë e familjes së bashkuar europiane”, vijoi Rama.
“Ne e dimë që nuk ka asnjë alternativë tjetër. Pikërisht sepse nuk ka alternativë tjetër të lirisë individuale. Nuk ka alternativë tjetër të barazisë para ligjit, nuk ka alternativë tjetër të bashkëjetesës në diversitet dhe të standardeve evropiane të kësaj bashkëjetese”, theksoi ai.
Rama tha gjithashtu se “ne jemi shumë të vendosur që ta përmbushim me sukses objektivin shumë ambicioz të përfundimit të negociatave brenda 2027-ës dhe ambicia ime ambicia jonë është që shqiptarët të marrin pasaportën e BE-së brenda kësaj dekade dhe të mundet që kur ulen në aeroportet e Europës të hyjnë nga ai korridori me atë konstelacionin e yjeve dhe jo nga ai korridori tjetër ku shkruan “të tjerët". Kjo është shumë e rëndësishme për ne se na iku jeta tek të tjerët, me shekuj”.
“Parlamenti i Shqipërisë ka në tryezë sot marrëveshjet financiare për Planin e Rritjes që i hapin rrugë edhe fillimit të financimit të fondeve që janë rreth 1 miliardë euro të dedikuara për Shqipërinë. Kështu që e dashur Marta ne duam lekët tona”, tha ai.
Sondazh

Rusia vendos kushtet për armëpushim - Kremlini i paraqet SHBA-së kërkesat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Rusia u ka paraqitur Shteteve të Bashkuara një listë kërkesash për të arritur një marrëveshje në lidhje me luftën në Ukrainë dhe rivendosjen e marrëdhënieve......

Rama ndan pamje nga tuneli i Murrizit: Gati më 14 mars!
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga tuneli i Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën i cili pritet të hapet më 14 mars. Nga video......

Investitorët globalë, me “sytë” nga Shqipëria - AIDA në panairin e pasurive të paluajtshme në Francë
Për herë të parë, Shqipëria merr pjesë me mbështetjen e AIDA-s (Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve) në MIPIM Cannes 2025, panairi më i madh në......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan e dhe pse ka pasur një javë relativisht negative ka rikuperuar pikë këtë të enjte duke u blerë sot me 91 lekë dhe duke u shitur me 92.2 lekë......

2.83 mld lekë për bypass-in e Sarandës - Segmenti i ri 3.5 km, ARRSH bën gati tenderët për ndërtimin e rrugës
Ndërtimi i bypassit të Sarandës parashikohet të kushtojë rreth 2.83 mld lekë. Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon të hapë tenderët e ndarë në 2 faza, për......

Takim trepalësh për armët bërthamore - Kina, Rusia dhe Irani do të diskutojnë çështjet e sigurisë
Kina do të presë bisedime të nivelit të lartë me Rusinë dhe Iranin në Pekin të premte për të trajtuar programin bërthamor të Teheranit. Ministrat e jashtëm......

Partia Demokratike publikon listën me kandidatët për deputetë në të gjitha qarqet
Pas Partisë Socialiste, edhe Partia Demokratike ka bërë publike listen zyrtare me emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit. Ja cilët janë......

Zgjedhjet e 11 majit, PS zbulon emrat e kandidatëve për deputetë
Mbrëmjen e kësaj së mërkure, Partia Socialiste ka publikuar emrat e 186 kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 11 majit. Drejtuesit politikë të qarqeve,......