Shqipëria Postuar më 26 Janar 2026, 13:36

Rama në Izrael, pritet nga homologu Netanyahu - Pasdite, fjalimi në parlamentin e vendit, Knesset

Nga Fabjona Pasho

Rama në Izrael, pritet nga homologu Netanyahu - Pasdite, fjalimi në

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Izrael ku u takua me homologun e tij Benjamin Netanyahu si dhe do të mbajë një fjalim në Parlamentin izraelit.

Gjatë kësaj vizite në Izrael, kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.

Në orët e pasdites, Rama do të mbajë një fjalim historik gjatë seancës plenare të parlamentit të vendit, Knesset. Fjalimi është parashikuar nga protokolli i posaçëm i Knessetit i cili u ka rezervuar një hapësirë të dedikuar disa udhëheqësve të zgjedhur, ku së fundmi ishte Donald Trump.

Më 27 janar, Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit, ku do të mbajë një fjalë, në praninë e Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat