Rama në Gjirokastër: Spitali rajonal rilind me teknologji moderne, duke ruajtur karakterin historik

Spitali Rajonal i Gjirokastrës, një ndërtesë me histori të gjatë që shtrihet në një sipërfaqe prej 8,600 m2, po i nënshtrohet një transformimi rrënjësor. Infrastruktura e re do të ofrojë të gjitha shërbimet kryesore spitalore nga urgjenca, kirurgjia dhe pediatria, te infektivi, radiologjia dhe patologjitë në funksion të rreth 60 mijë banorëve të qarkut.
Kryeministri Edi Rama vizitoi kantierin e punimeve këtë të hënë, në vijim të inspektimeve në Gjirokastër, i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.
“Spitali Rajonal i Gjirokastrës ka filluar punimet që në dhjetor të vitit që shkoi. Ka të parashikuara rehabilitim të plotë të një godine 4 katërshe, shumë e rëndësishme për të gjithë qarkun e Gjirokastrës. Është një investim që realizohet me fondet e buxhetit të shtetit me një vlerë prej 4.7 milion euro. Parashikon rehabilitim në tre faza për arsye të mos ndërprerjes së shërbimeve shëndetësore, pra të ofrimit të shërbimeve shëndetësore, që është e rëndësishme dhe është një nga ato çështje në fakt që ne konsiderojmë sa herë që rikonstruktojmë godinat e spitaleve. Spitali ofron shërbim për plot 60 mijë banorë të qarkut dhe ofron specialitete të tilla si kirurgjia. Këtu ku jemi aktualisht, jemi në shërbimin e pediatrisë, ndërkohë që godina është 4 katërshe, kati minus një ka shërbimin e radiologjisë, ndërkohë që kati i dytë dhe i tretë janë shërbimi i kirurgjisë. Ndërkohë që tashmë parashikohet rehabilitimi i plotë i godinës, plus pastaj edhe mobilimi dhe pajisjet me pajisjet e teknologjisë së fundit që do t’i japin mundësinë edhe të gjithë mjekëve që punojnë këtu, – janë 153 persona staf mjekësor që shërben në këtë spital, – ku 45 janë mjekë dhe pjesa tjetër janë staf infermierorë, i cili shërben në 13 shërbime, shërbime kryesore si kirurgjia, si patologjitë, si infektivi, si pediatria, kemi shërbimin e urgjencës.” – detajoi Ministrja Koçiu, duke theksuar se “Parashikimi për të përfunduar punimet është 24 muaj”.
Nga ana e tij, Kryeministri Rama vlerësoi cilësinë e punimeve dhe dha sugjerime për ruajtjen e elementëve autentikë të godinës.
“Duke qenë godinë që ka një karakter historik, duhet bërë kujdes me ngjyrat. Përderisa do e ktheni komplet aty ku ka qenë si arkitekturë duhet ruajtur kjo. Mire është kjo grija me të bardhat. Është godinë historike. Kjo është me sistem kapot, pra ka dhe efikasitet energjetik.” – tha ndër të tjera Kryeministri.
Sondazh

Aeroporti i Vlorës, nxitje për turizmin - Ekspertet: Sjell konkurrencë dhe çmime më të ulëta të biletave
Investimet në infrastrukturë janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e turizmit në vendin tonë, por edhe për të tërhequr turistë që shpenzojnë në......

Muret e Shqipërisë ‘po ngrihen’ me beton të huaj - Sipas INSTAT importet e çimentos janë rritur me 40 për qind
Më shumë çimento, gëlqere dhe çelik po zbarkojnë në Shqipëri për të mbështetur bum-in e ndërtimeve, si për pallate të reja ashtu edhe për ndërhyrje në......

Origjina e duhanit që konsumohet në Shqipëri/ Polonia dhe Greqia kryesojnë listën, rritet tregtia edhe me Rumaninë e Gjermaninë
Çmimi i cigareve në Shqipëri ka pësuar rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit, si pasojë e politikave fiskale që synojnë uljen e konsumit të......

Eurozona shënon rritjen më të lartë në 7 muaj - Përmirësimi i klimës së biznesit, rritja e shpenzimeve nxit optimizëm
Aktiviteti i bizneseve në Eurozonë u nxit me ritmin më të shpejtë në shtatë muaj në mars, mbështetur nga një lehtësim i rënies afatgjatë të......

“Ulje e tatimit mbi pagat e “0” taksa për profesionet e lira - Berisha: “Made in Albania”, rritja e prodhimit vendas do rrisë punësimin dhe pagat
Zero taksa për profesionet e lira dhe biznesin e vogël, ulje e tatimit mbi të ardhurat, reduktim i taksës së shitjes së pronës apo ulje e çmimit të......

1/5 e popullsisë globale ndikohet nga ndryshimet klimatike - Raporti: 1.8 miliardë njerëz përballen me temperaturat ekstreme
Sipas raportit të fundit, 1 në 5 njerëz ndikohet nga ndryshimet klimatike globale. Të dhënat tregojnë se 1.8 miliardë individë përballen çdo ditë me......

Paradoksi i punës, bizneset i kërkojnë, shteti i paguan! - Bizneset nuk gjejnë punonjës, me mijëra marrin pagesë papunësie
Në një anë ndodhen bizneset që kërkojnë me ngulm punonjës, përballë një mungese të ndjeshme të fuqisë punëtore, dhe në anën tjetër mijëra individë që......

“Standard and Poors” vlerëson me rritje Shqipërinë - Ecuria e fortë ekonomike dhe fiskale e pozicionon në “BB”
Agjencia e Vlerësimit Standard & Poor's (S&P) ka rritur vlerësimin e saj afatgjatë të kredisë në valutë të huaj dhe në monedhën vendase për Shqipërinë në......