Rama në festën e PS: Sazani as shitet e as jepet me qira, ishulli do mbetet pronë e shtetit shqiptar

Në aktivitetin e zhvilluar sot në Tiranë me rastin e 35-vjetorit të Partisë Socialiste kryeministri Edi Rama ka folur edhe për projektin e Zvërnecit dhe ishullin e Sazanit. Duke sjellë në vëmendje protestat e ditëve të fundit Rama tha:
“Këto ditë nuk kanë qenë të lehta as për mua. Nuk ka vend dhe ditë më të duhur që, me lejen tuaj, t’u drejtohem me disa fjalë edhe atyre që nuk janë këtu mes nesh. Duke nisur nga ata që kanë dalë dhe janë në protestë për të mbrojtur Zvërnecin dhe Sazanin, nga unë dhe nga qeveria e PS-së. Përpara 800 e ca mijë shqiptarëve që më kanë besuar udhëheqjen, nëse të tjerët nuk duan as të dëgjojnë apo të besojnë ato që them unë.
Po të ishin të vërteta ato që u është mbushur mendja se janë, ashtu siç ua kanë thënë e shkruar në kanale të ndryshme, do të isha edhe unë po aq i neveritur sa më duket se janë disa prej jush. Po jetojmë këto ditë zhvillime që vende të tjera para nesh kanë rënë në kurthe të ngjashme si rezultat i manipulimit masiv të njerëzve me metoda të provuara dhe të demaskuara edhe në vende të tjera.
Kushdo që është i interesuar për mjedisin, biodiversitetin, të ardhmen e shpendëve në zonën ku do të zhvillohet projekti i Zvërnecit apo i Sazanit, unë i them se faktet që kemi në dispozicion duhet të jenë të mjaftueshme për të qetësuar shpirtin e kujtdo. Ejani t’i dëgjoni, verifikoni vetë faktet, ejani të merrni provat për t’u ndjerë jo vetëm të lehtësuar, por edhe krenarë për mënyrën se si institucionet tona e kanë përfaqësuar interesin publik, qoftë në lidhje me investimin për Sazanin, qoftë me zhvillimin e Zvërnecit.
Nuk ka status investitori strategjik të dhënë për investimin më të madh në historinë e Shqipërisë. Për Sazanin nuk ka asnjë marrëveshje ende sot që flasim, por ka një negociatë që zgjat prej shumë kohësh. Zgjat sepse ne nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve. Ne përfaqësojmë interesat e Republikës së Shqipërisë.
Në tryezë kemi bërë të qarta dy gjëra. Ishulli nuk shitet, gjë që, për hir të së vërtetës, as nuk e kanë kërkuar, dhe ishulli nuk jepet me qira. Ishulli është dhe mbetet pronë e shtetit shqiptar.
Shteti kërkon të marrë pjesë në investim si partner. Nuk ka njeri me logjikë që nuk e kupton se tradhtarët dhe shitësit nuk e mbajnë pronën për shtetin dhe nuk kërkojnë fitime për shtetin”.
OSBE rikonfirmon mbështetjen për reformën në sistemin e burgjeve në Shqipëri
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, zhvilloi një takim me Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi, ku e......
Dogana Shqiptare në konferencën e Athinës - Integrimi ekonomik kalon përmes bashkëpunimit doganor
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, mori pjesë në Konferencën e Tretë të Drejtorëve të Përgjithshëm të Doganave të Ballkanit Perëndimor dhe......
Mbi 1,100 ankesa të shqyrtuara në 2025 - KPP gjeneron 672 milionë lekë kursime për shtetin
Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) ka kontribuar në kursimin e mbi 672 milionë lekëve për buxhetin e shtetit gjatë vitit 2025, ndërsa ka vijuar përmirësimin......
Transporti i mallrave hyn në epokën digjitale - Shqipëria përafron legjislacionin me standardet e BE-së
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike shqyrtoi projektligjin “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave”, një nismë që synon......
Eurorajoni Adriatiko-Jonian, 20 vite urë bashkëpunimi mes vendeve të rajonit - Begaj: Bashkëpunimi rajonal, faktor kyç për stabilitetin e zhvillimin evropian
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Eurorajonit Adriatiko-Jonian, me temë......
Facebook “pushton” internetin shqiptar/ Platforma sjell mbi 96% të trafikut nga rrjetet sociale drejt faqeve të internetit
Rrjetet sociale vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në mënyrën se si shqiptarët marrin informacion dhe drejtohen drejt faqeve të internetit. Të dhënat......
Raporti i BSH: Më shumë fokus tek prodhimi vendas - “Mjedisi ekonomik e financiar i jashtëm kompleks dhe sfidues”
Rritja e vëmendjes për zgjerimin e prodhimit vendas si kujdesi për burimet njerëzore janë dy sfidat afatgjata për ekonominë e Shqipërisë. Këtë përfundim......
Cilësia e furnizimit me energji - Më pak ndërprerje, ERE miraton standardet e reja deri në vitin 2028
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar disa ndryshime në rregulloren që përcakton kriteret standarde të cilësisë së shërbimit dhe sigurisë së rrjetit të......



