Rama në Cërrik: Zhvillimi i arsimit profesional dhe bujqësisë përmes teknologjisë moderne

Një model i ri i zhvillimit të bujqësisë moderne i ndërthurur me arsimin profesional po merr formë në Cërrik, përmes fermës eksperimentale të shkollës profesionale “Mihal Shahini”, një projekt i vënë në jetë nga MASHAV (Agjencia Izraelite për Zhvillim), që synon të shërbejë si platformë edukimi, trajnimi dhe demonstrimi për nxënësit dhe fermerët shqiptarë. Projekti përfaqëson një investim të rëndësishëm në arsimin profesional dhe një hap konkret drejt zhvillimit të një bujqësie të qëndrueshme, inovative dhe konkurruese përmes përdorimit të teknologjive moderne.
Ferma është konceptuar si bazë didaktike e shkollës profesionale, duke krijuar mundësi që nxënësit dhe fermerët të mësojnë dhe të aplikojnë në praktikë metoda bashkëkohore të kultivimit dhe menaxhimit bujqësor. Ajo ofron sera moderne të pajisura me sisteme inteligjente të kontrollit të klimës dhe ajrimit, sisteme të centralizuara ujitjeje, kultivim hidroponik, ambiente të dedikuara për blegtorinë, pajisje moderne bujqësore, si dhe hapësira të posaçme për leksione dhe trajnime me ekspertë vendas e ndërkombëtarë.
Ky investim përfaqëson gjithashtu një tjetër hap drejt modernizimit të infrastrukturës bujqësore në vend dhe nxitjes së një bujqësie më efikase dhe më produktive, ndërsa shënon njëkohësisht edhe një kapitull të ri bashkëpunimi dhe zhvillimi mes Shqipërisë dhe Izraelit.
Sot, këtë fermë të re e vizitoi Kryeministri Edi Rama, i cili u njoh nga afër me investimin e realizuar në bashkëpunim me MASHAV – Agjencia për Zhvillim e Izraelit, me mbështetjen e Ambasadës së Izraelit në Shqipëri dhe në koordinim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
* * *
Kryeministri Edi Rama: Unë dua ta nis duke falënderuar të gjithë trupën mësimore të shkollës, për përkushtimin dhe kontributin, por edhe për këtë mikpritje, ku me shumë kënaqësi jam së bashku me një mike të çmuar të Shqipërisë dhe një punëtore të palodhur për të bërë të mundura eksperienca si kjo e sotmja, ambasadoren e Izraelit dhe së bashku me të dhe me një grup dashamirësish, ndër të cilët janë edhe tre protagonistët e këtij programi që mi prezantoi ambasadorja pak më parë, të cilët kanë ardhur këtu për të ndarë me pedagogët dhe me studentët eksperiencën e tyre, dijen e tyre dhe çfarë ata kanë mësuar në një vend i cili e ka nisur ngritjen e bujqësisë në shkretëtirë dhe duke mos pasur ujë.
Sot është një vend që është një pasqyrë shembullore e asaj që mund të bëjë mendja e njeriut kur gjendet në situatën që të krijojë rrugë të reja dhe të gjejë shtigjet për t'i mbijetuar kushteve të pafavorshme gjeografike.
Në ndërkohë që ne kemi gjithçka na duhet, por ajo që na ka munguar për një kohë të gjatë ka qenë pikërisht një fokus tek inovacioni dhe tek eksperiencat më të mira. Prandaj jam shumë falënderues miqve tanë izraelitë për këtë kontribut këtu dhe duket si një kopsht i një shtëpie, por në fakt është zemra e një ferme eksperimentale, ku siç na treguan edhe drejtorja me njërën nga studentët, këtu bëhen eksperimente me kultura të ndryshme, ndërkohë që në anën tjetër janë edhe bagëtitë me të cilat punojnë nxënësit së bashku me pedagogët.
Sot qëlloi rastësisht që unë të isha përpara se të vija këtu me ish rektorin e famshëm të Universitetit të BOKU-t të Vjenës, që është Universiteti i Bujqësisë, që është Universiteti i Zhvillimit Rural dhe i Burimeve të Natyrës ndër më të famshmit në Europë dhe me të cilin Universiteti ynë Bujqësor ka bërë një partneritet strategjik me synimin që deri në fund të kësaj dekade ne të kemi një njehsim të programeve me Vjenën dhe dekada e ardhshme të jetë dekada ku të gjithë studentët tanë të mund të marrin diploma të barasvlershme me diplomat e Universitetit BOKU të Vjenës.
Edhe sot profesori më dha një informacion të detajuar mbi ecurinë e reformës shumë kuptimplotë që po bëhet në atë universitet dhe mbi hapat e tjerë që duhen hedhur, por arsyeja pse e solla këtu këtë është se me shumë kënaqësi pashë që shifrat e interesimit për t'u bërë pjesë e Universitetit Bujqësor të Tiranës nga ana e të rejave dhe të rinjve janë rritur në mënyrë të ndjeshme. Edhe kjo vjen si rezultat i faktit që vajzat dhe djemtë e këtij vendi kur shohin një mundësi për t'u edukuar edhe për të arritur të marrin dije cilësore nuk e lënë atë mundësi pa e shfrytëzuar dhe gjithë ato paragjykime dhe gjithë ato stereotipe të krijuara për vite të tëra lidhur me fshatin, me bujqësinë, me Universitetin Bujqësor bien si “kështjella rëre” kur një mundësi reale shfaqet dhe kur si rezultat i një pune të madhe të bërë në këto vite hap pas hapi me vështirësi pa pasur edhe shumë mjete financiare në dispozicion si fillim, krijohen kushtet që pas kësaj gjërat marrin një drejtim tjetër.
Kjo është besoj unë edhe arsyeja pse ne kemi të gjitha shkaqet për të qenë optimist edhe për këtë program, edhe për këtë shkollë, edhe për këtë bashki që ka hedhur hapa kurajoze edhe hapa të admirueshëm në drejtim të vënies në shfrytëzim të atyre që ofron sot teknologjia në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm, në funksion të uljes së kostove, në funksion të rritjes së cilësisë së mjedisit dhe të pastërtisë së tij e kështu me radhë.
Kështu që më vjen shumë mirë për këtë zhvillim kaq pozitiv në drejtim të bashkëpunimit për sa i përket fshatit, për sa i përket tokës, për sa i përket burimeve ujore dhe një bujqësie cilësore, dhe jam besimplotë se ky është vetëm një hap. Ndërkohë që siç e tha dhe ministri presim me padurim që të firmosim dhe një marrëveshje të rëndësishme me qeverinë e shtetit të Izraelit për të hapur një kapitull tjetër në këtë marrëdhënie që për ne është shumë e rëndësishme për të marrë sa më shumë dije dhe për të transferuar në Shqipëri sa më shumë eksperiencë nga ajo që e ka bërë atë vend një vend shembull, pararojë në inovacion edhe në të gjitha fushat, përfshirë edhe bujqësinë ku siç e thashë asgjë nuk ka qenë në favor të një zhvillimi të suksesshëm, në aspektin e asaj që shteti ka pasur në dispozicion një shkretëtire pa ujë.
Shumë faleminderit të gjithëve dhe në fund faleminderit dhe miqve që kanë ardhur këtu në respekt të ftesës që i ka bërë ambasadorja nga vende të tjera. Uroj shumë që një ditë të rikthehemi dhe të shikojmë të tjera gjëra të bukura të bëra falë këtij bashkëpunimi dhe bashkëpunimeve të tjera që ka shkolla dhe komplimente edhe drejtoreshës edhe faleminderit të gjithëve!
Jetojnë në ndërtesa shtetërore, zv.kryeministrja Koçiu: 2000 familje do marrin dokumentet e pronësisë
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka zhvilluar një takim me banorët e Njësisë Administrative nr. 6 në Tiranë, ku i informoi qyetarët për vendimin më të fundit të......
Ibrahimaj: Shqipëria ka forcuar mbështetjen për SME-të dhe renditet ndër ekonomitë lider në rajon
Shqipëria vijon të konsolidojë politikat mbështetëse për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME), duke shënuar progres të rëndësishëm në përmirësimin e klimës......
35% rimbursim për produksionet/ Shqipëria kërkon të tërheqë filma, seriale dhe investime të huaja
Filmat, serialet dhe produksionet e huaja mund të kthehen në një burim të ri të ardhurash për ekonominë shqiptare. Përmes projektligjit të ri “Për......
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave mirëpret Takimin e 31-të të Rrjetit të Koordinatorëve Kombëtarë të Programit Customs të Bashkimit Europian
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në bashkëpunim me Komisionin Europian, organizoi Takimin e 31-të të Rrjetit të Koordinatorëve Kombëtarë të Programit “EU......
“e-Albania” do t’i nënshtrohet përditësimit teknik, afatet e ndërprerjes së shërbimit
Platforma “e-Albania” do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi teknik në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës teknologjike dhe rritjes së performancës......
Bizneset shqiptare, skemë të re financimi nga BEI - Rama: Nuk kemi plan B veç BE-së. Synojmë të marrim nga ju dije e investime
Bizneset e vogla dhe të mesme shqiptare do të kenë akses në një linjë të re financimi me kushte lehtësuese, falë marrëveshjes së nënshkruar mes Bankës......
Milot–Balldre drejt finalizimit - Shpallja e fituesit të koncesionit, punimet do zgjasin 30 muaj nga nënshkrimi i kontratës
Procesi për përzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë aksin rrugor Milot – Balldre po shkon drejt mbylljes, ndërsa pritet që në ditët në vijim të shpallet......
Tatimet referojnë 95 çështje në prokurori - Fshehje të ardhurash dhe pastrim parash, preken 133 subjekte
Sektori i Hetimit Tatimor, në bashkëpunim me Sektorin e Administrimit dhe Analizës, si dhe, me Sektorin e Parandalimit të Pastrimit të Parave, kanë referuar......


