Rama nderohet me Medaljen Presidenciale të Nderit në Izrael: Po e marr në emër të gjithë shqiptarëve!
Kryeministri Edi Rama u nderua me Medaljen Presidenciale të Nderit akorduar nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, një medalje e akorduar posaçërisht për personalitete të nivelit më të lartë, si Barack Obama, Angela Merkel, Elie Wiesel, Henry Kissinger, Joe Biden, të cilët janë nderuar më parë me këtë medalje.
Kryeministrit Rama iu dorëzua Medalja e Nderit në një ceremoni të posaçme, organizuar në Rezidencën Presidenciale në Jeruzalem, ku ai ishte i ftuar me bashkëshorten e tij, Linda Rama dhe delegacionin shqiptar që e shoqëron në këtë vizitë.
Presidenti i Izraelit Isaac Herzog u shpreh se “Medalja Presidenciale e Nderit të Izraelit nderon ata si ju, që kanë ndriçuar botën me udhëheqjen e tyre të jashtëzakonshme, qartësinë morale dhe vlerat demokratike dhe ata që kanë dëshmuar miqësinë e tyre të guximshme me popullin hebre dhe shtetin e Izraelit”.
Presidenti izraelit solli në vëmendje vizitën e tij në Tiranë në shtator duke u shprehur se “unë personalisht u mallëngjeva nga dhembshuria juaj dhe dhurata prekëse për Idit Ohel, mamanë e Alon Ohel, i cili ende mbahet në bodrumet e Hamasit në shkelje të çdo parimi njerëzor dhe etik. Ne duhet ta kthejmë atë dhe çdo peng tjetër në shtëpi”.
Më tej, presidenti i Izraelit foli edhe për rritjen më tej të bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Vizioni i partneritetit dhe miqësisë sonë shkon përtej vetëm dy kombeve. Ai mishëron modelin e partneritetit midis etnive e besimeve fetare, e ja pse kemi me ne sot udhëheqës kaq të rëndësishëm fetarë, të cilët mund të ndihmojnë ta transformojnë Mesdheun Lindor nga një rajon konflikti, në një korridor bashkëpunimi e ndërlidhjeje, e në një model tolerante paqeje për Lindjen e Mesme, Europën e deri në Indi e më tej në Lindjen e largët në Azinë Juglindore e përtej. Tradita hebreje na mëson se bota qëndron mbi tri shtylla të barabarta: Drejtësia, e Vërteta dhe Paqja”, theksoi ai.
Rama u shpreh se “ky nder i jashtëzakonshëm nuk mund të jetë vetëm për mua, por e marr në emër të Shqipërisë, në emër të popullit shqiptar, e mbi të gjitha, në emër të të gjithë shqiptarëve myslimanë e të krishterë, të cilët vunë veten e jetët në rrezik gjatë orëve më të errëta të historisë moderne dhe e kthyen vendin tim në të vetmin vend në Europë që e mbylli Luftën e Dytë Botërore me më shumë hebrenj sesa në fillim të saj”.
Ndryshe nga vendet e tjera, theksoi Rama, Shqipëria u bë strehë për popullin hebre dhe ndryshe po kështu nga vendet e tjera, hebrenjtë nuk largoheshin, por erdhën për të gjetur strehë, për të gjetur mbrojtje dhe për të qenë të sigurt.
“Dua ta përsëris këtu, që, ashtu siç ka qenë, jo vetëm gjatë Luftës së Dytë Botërore, por tre herë në histori, tokë ku hebrenjtë gjetën strehë e mbrojtje, Shqipëria do të jetë gjithmonë shtëpia juaj e dytë dhe ju do të jeni gjithmonë të mirëpritur në Shqipëri”, përfundoi kryeministri.
Sondazh

Energjia elektrike, 30% më e lirë në mars - Burimet e rinovueshme dhe rritja e temperaturave, faktorët kryesorë
Sipas të dhënave të Eurelectric, prodhimi i energjisë elektrike në termocentralet diellore dhe bërthamore, i kombinuar me temperaturat më të larta, uli......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore? – Dobësohen ndjeshëm Paundi dhe Dollari!
Dollari amerikan ka pësuar sërish zbritje të kuotës këtë fillim jave pasi në raport me javën që lamë pas është blerë sot me 89.7 lekë dhe është shitur me......

Speci trikolor i Çermës në tregjet evropiane - Balluku: Serrë model kultivimi me mbrojtje biologjike dhe cilësi
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka vijuar takimet për promovimin e sipërmarrjeve që po kontribuojnë në ekonomitë familjare dhe zhvillimin ekonomik të......

''Lehtësi taksash për biznesin''- Berisha te tregu i ish-uzinës ‘Dinamo’ prezanton programin ekonomik
Kryetari i PD Sali Berisha, ka prezantuar programin ekonomik për tregtarët e bizneseve të vogla në zonën e tregut të ish-uzinës ‘Dinamo’. Sipas tij,......

Shqipëria 2030/ 16 vjet në NATO, Rama: Dhjetëfishuam investimet në ushtri. Pagat e FA i çojmë sa mesatarja e NATO-s
Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu morën pjesë në prezantimin e arritjeve dhe sfidave të të ardhmes në fushën e mbrojtjes në Zall......

Rritet ndëshkueshmëria për krimin financiar/ Gati 1 në 5 procedime në vitin 2024 i përket sferës ekonomike
Referuar raportit të “Prokurorisë së Përgjithshme” mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024 del në pah se disa nga veprat për të cilat procedimet janë......

SHBA nis zbatimin e tarifës së re prej 10% - Të mërkurën hyjnë në fuqi tarifat më të larta, 11-50%
Doganat e Shteteve të Bashkuara kanë nisur mbledhjen e tarifës 10% të vendosur nga presidenti Donald Trump, ndaj të gjitha importeve të shumë shteteve,......

Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas/ Balluku: Nis ndërtimi i godinave të reja të stacioneve!
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njoftoi sot në mediat sociale se tashmë çdo gjë është gati për......