Shqipëria Postuar më 13 Mars 2025, 09:47

Rama ndan pamje nga tuneli i Murrizit: Gati më 14 mars!

Nga Edel Strazimiri

Rama ndan pamje nga tuneli i Murrizit: Gati më 14 mars!

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga tuneli i Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën i cili pritet të hapet më 14 mars.

Nga video e publikuar vihet re se tuneli është gati për qarkullimin e automjeteve.

“Më 14 mas do të hapim tunelin e Murrizit për akses për të gjitha automjetet, ndërkohë do të vijojë puna në tunelin ndihmës, atë të emergjencës”, deklaroi zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku teksa inspektoi më 21 shkurt punimet në tunelin e Murrizit.

Rama ndan pamje nga tuneli i Murrizit: Gati më 14 mars!

Tuneli i Murrizit ka një gjatësi prej 3,78 kilometrash dhe përbëhet nga dy tuba, ai i trafikut dhe ai i emergjencës, me 11 dalje. Ndërkaq Rruga e Arbrit ka 7 tunele, me gjatësi totale prej 8,5 km.

Me një gjatësi rreth 74 km, Rruga e Arbrit do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim dhe jo vetëm do të afrojë qytetarët e Tiranës e gjithë Shqipërisë me Dibrën dhe Maqedoninë e Veriut, por do të jetë një arterie e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit.

Rama ndan pamje nga tuneli i Murrizit: Gati më 14 mars!

Shqipëria 13 Mars Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan e dhe pse ka pasur një javë relativisht negative ka rikuperuar pikë këtë të enjte duke u blerë sot me 91 lekë dhe duke u shitur me 92.2 lekë......

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat