Rama: Mirënjohje për zjarrfikësit, dënimin më të rëndë atyre që ndezin zjarre qëllimisht!
Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me situatën e zjarreve në vend duke falënderuar të gjitha forcat e angazhuar për shuarjen e tyre, ndërsa theksoi se zjarrvënësit duhet të marrin dënimin më të rëndë që parashikon ligji.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndau pamje nga puna e trupave të angazhuara për shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë disa zona të vendit ditët e fundit.
“Falënderim, respekt, mirënjohje me zemër për zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, policinë, vullnetarët dhe banorët që po përballen me flakët, duke rrezikuar jetën për të mbrojtur njerëzit, shtëpitë dhe natyrën tonë”, theksoi ai.
Kryeministri Rama tha se “ata që ndezin zjarre qëllimisht, shkatërrojnë pasurinë dhe rrezikojnë jetë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, duhet të marrin dënimin më të rëndë që parashikon ligji”.
Aktualisht situata mbetet kritike në Delvinë, ku zjarri ka vazhduar me intensitet të lartë edhe gjatë orëve të natës. Flakët vijojnë në kodrat përreth qytetit, ndërsa ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter.
Edhe në Gramsh dje, por edhe sot situata është më e vështirë në fshatin Menkollar, ku të pranishme janë tre zjarrfikëse të shoqëruara me forca të shumta të ushtrisë, vullnetarë e banorë të shumtë të zonës si dhe dy helikopterë që hedhin ujë vazhdimisht për të parandaluar përhapjen e flakëve.

Operacion i gjerë kundër zjarreve gjatë natës/ Vengu: Tre helikopterë në Gramsh dhe dy në Delvinë!
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu njoftoi sot se operacioni i gjerë kundër zjarreve ka vijuar pa ndalim gjatë gjithë orëve të natës për të kufizuar......

Cilat janë 10 bashkitë më të rrezikuara nga zjarret? - BB: Shqipëria, në nivele të larta ekspozimi. 900 ngjarje në 2 dekada
Në një kohë kur disa bashki në vend po përballen me zjarre dhe dëme të konsiderueshme, rreziku nga ky fenomen parashikohet në rritje. Në raportin e fundit......

SHBA, deficiti arrin në 291 miliardë USD - Shpenzimet tejkalojnë të ardhurat në korrik, pavarësisht tarifave
Deficiti buxhetor i qeverisë amerikane u rrit me rreth 20% në korrik, duke arritur në 291 miliardë dollarë, pavarësisht se të ardhurat u shtuan me gati 21......

10 milionë euro evazion fiskal në dy vite – DPT: Subjekti tregtonte produkte blegtorale në Tiranë!
Gjatë një kontrolli të përbashkët të taskforcës së Administratës Tatimore dhe strukturave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në periferi të......

“Tarifat po sjellin triliona dollarë në SHBA” - Trump kritikon parashikimet pesimiste të Goldman Sachs
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se tarifat po gjenerojnë “triliona” dollarë për ekonominë amerikane, pa nxitur inflacionin. Në një postim në......

Greqi, kushtet e motit “fundosin” çmimet e energjisë - Prodhuesit paguajnë për furnizim, burimet e rinovueshme shpërdorohen
Për të pestën ditë radhazi, prodhuesit e energjisë në Greqi kanë paguar për të furnizuar rrjetin elektrik gjatë disa orëve të ditës. Përfituesit kryesorë nga......

IA, “shpresa” e fundit e Evropës - Teknologjia e re mund të reduktojë diferencën me SHBA-në
Integrimi i inteligjencës artificiale është çelësi për të mbyllur hendekun e produktivitetit midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, sipas ekspertëve të......

Evropa “shkrumbohet” nga zjarret - Temperaturat ekstreme nxisin përhapjen e shpejtë të flakëve
Zjarrfikësit në Spanjë, Portugali, Greqi, Turqi dhe Ballkan janë duke luftuar me zjarret, ndërsa një tjetër valë e të nxehtit ka çuar temperaturat mbi 40°C......