Shqipëria Postuar më 26 Mars 2025, 17:29

Rama me sipërmarrësit në Shkodër: 200 mln euro investime në energji dhe ujë

Nga Ola Mitre

Rama me sipërmarrësit në Shkodër: 200 mln euro investime

Kryeministri Rama, i cili ndodhet sot në Shkodër zhvilloi një bashkëbisedim me sipërmarrës të suksesshëm në hoteleri, mbi arritjet në biznes, sfidat e hasura dhe kërkesat e tyre ndaj qeverisë, për çfarë është bërë dhe mund të bëhet më mirë në të ardhmen.

 

 

* * *

 

 

Kryeministri Edi Rama: E kuptoj shumë mirë këtë nevojën për më shumë edhe nuk diskutohet sepse për këtë punë jemi këtu, por shikojeni sepse e paska përgatitur Beneti atje investimet që janë bërë në këtë qark edhe shikoni vetëm energjinë, investimet në energji dhe investimet për furnizimin me ujë sa janë. Janë mbi 190 milionë euro, gati 200 milionë euro, vetëm në energji elektrike dhe ujë që ka qenë katastrofë. Patjetër që duhet më shumë. Nuk diskutohet që rruga, sa ishte 2106 metra, se është i zgjuar, e thotë me metra, nuk thotë 2 kilometra, por thotë 2100 metra, duket më pak se 2 kilometra, por ama mos harrojmë që kemi në kantier rrugën e Dukagjinit.

 

Rruga e Dukagjinit a është në proces apo nuk është? 47 kilometra rrugë është futur në punë, rruga e Komanit tjetër histori shumë shumë vjeçare.

 

Është rruga Shëngjin- Velipojë se nuk duhet harruar Shëngjin- Velipojë që në prill besoj mbaron dhe do jetë e hapur këtë sezon turistik.

 

Është rruga Shirokë- Zogaj që lidh Shkodrën me Malin e Zi nga një hyrje tjetër, hapet komplet një territor tjetër, kështu që, faktikisht, janë kantiere që të gjitha kanë pasur nevojë të happen, por nuk janë bërë në shumë e shumë vite tani janë të gjitha drejt përfundimit ose në punë dhe nuk është vetëm kjo zone, por faktikisht, ne me këto akse, përfundimi i këtyre akseve kryesore e përmbyll qarkun e Shkodrës në tërësi. 

 

Problemi është që, e para, akset kryesore, plus është hekurudha që kalon prej këtu e shkon në Gjakovë dhe lidhet me Prishtinën që është projekti në proces dhe tani jemi në procesin për mbulimin me financim sepse projektet e hekurudhave janë tani në maturim e sipër, është Tiranë-Durrës që Tiranë- Rinas-Durrës që mbaron së shpejti, janë bërë rreth 80% e punimeve, është Vorë - Han i Hotit që është me financim e me të gjitha dhe është në proces të garës, është tjetra e Korridorit të 8-të që shkon nga Durrësi në Rrogozhinë dhe poshtë e deri në Pogradec dhe lidhet me Maqedoninë e Veriut.

 

Kështu që janë shumë vepra që po realizohen pak nga pak dhe vijnë e mblidhen të gjitha bashkë dhe krijojnë atë skeletin e plotë kryesor.

 

Pastaj ka prapë segmente të tjera që duhen lidhur, duhen pasuruar, por ama veprat kryesore, lidhjet kryesore janë sepse e gjithë pyetja është kush bëhet në fillim, kush bëhet pastaj dhe kush bëhet pastaj e pastaj dhe kjo natyrisht lidhet me çfarë fitojmë mbrapsht ekonomikisht që të kemi mundësi që çfarë të investojmë të kthehet në ekonomi disa fish se ndryshe nuk ka kuptim.

 

Po të shohësh çfarë po ndodh me Shkodrën nga pikëpamja e shifrave është absolute që nevoja për më shumë njësi akomodimi do të rritet në mënyrë shumë të konsiderueshme sepse nga pikëpamja e fluksit të vizitorëve ka një rritje shumë të madhe dy vitet e fundit, nga pikëpamja e njësive të akomodimit ka nevojë shumë të madhe.

 

Faktikisht, sot në qytet janë rreth 200 njësi, që janë njësi mesatare ose të vogla, por duhet më shumë dhe duhet më shumë edhe në zonën brenda sepse siç diskutonim sot më përpara të gjithë këto njësitë që janë më brenda që janë në formën e agroturizmit ose hoteleve malore, kanë një vlerë jashtëzakonisht të madhe dhe Thethi e tregon shumë qartë. Thethi është shkollë. Do të shohësh se si është e ardhmja e mundshme në shumë territore të Shqipërisë, se Thethi është i mahnitshëm, por nuk është i vetmi nga pikëpamja e bukurive natyrore, bukuritë natyrore në forma të ndryshme i ke gjithandej, por ama aty është shkollë. Atë po thosha dhe sot, në Theth ti bën një takim me banorët dhe aty 85% i ke të rinj, aty është gjithë rini dhe të gjithë ata që janë aty janë me biznes, janë njerëz që kanë hapur një derë dhe bëjnë lekë me mikpritje plus pagat në Theth janë më të mira sesa, e kemi thënë, më të mira ti thua në Gjermani, por unë nuk po e them sepse pastaj fillojnë më bëjnë meme këta sepse këta nuk e njohin fare se çfarë bëhet në Shqipëri dhe e shohin Shqipërinë nga këneta apo nga kolltukët e atyre studiove natën që rrinë e flasin broçkulla a thua se këtu jemi aty ku ishim kur ata e kanë pas parë Shqipërinë dikur. Nuk e njohin fare, por realisht pagat janë super. 

 

Ai që shkon punon atje, ose dhe në realitete të tjera xhanëm, se dhe tek Gëzimi pagat, edhe tek Përparimi pagat e kudo, e dini vetë më mirë që pa paga të larta, sot ti nuk ke shans të mbash hotelin hapur, nuk diskutohet kjo, por Thethi është shkollë. Do flasësh pak ti se po më sheh me inat? 

 

- Përshëndetje zoti kryeministër, isha duke ju parë me vëmendje, jo me inat. Unë kam një hotel jo shumë të madh, të vogël këtu në qendër të qytetit, kemi disa projekte për t’u zgjeruar në hyrjen e qytetit të krijojmë struktura akomoduese rreth 50-60 dhoma sepse e kemi parë që turizmi i qytetit bashkë me bashkinë që organizon shumë evente, shumë organizime për qytetin dhe i ka dhënë një frymë më të mirë sesa ka qenë më parë dhe po shohim për zgjerim. Deri tani jemi shumë të kënaqur me bashkinë dhe punët që po bëhen. 

 

 

-Desha të përftoj nga rasti të shtroj dy problematika me nga një sugjerim përkatës për secilën. Unë ndodhem në zonën e plazhit edhe për shkak se jemi edhe aktivitet sezonal ne e nisim punën në maj dhe e mbyllim në shtator dhe kemi probleme me pjesën e stafit sepse duhet të gjejmë staf të ri në fillim të sezonit dhe t’i përcjellim në fund të shtatorit. Nga ajo çka kam konstatuar është se pjesa më e madhe e stafit që ne kemi janë të rinj dhe të reja që vazhdojnë studimet e tyre dhe gjatë sezonit veror angazhohen me ne një punë, por problemi është këtu, që ne kemi mungesa në start të sezonit dhe deri nga data 7 ose 8 korrik  këto mungesa plotësohen, ndoshta kemi dhe më shumë seç duhen dhe kjo datë korrespondon fiks me ditën kur ata japin dhe provimet e fundit nëpër universitete. Sugjerimi im do të ishte ky, ndoshta spostimi i kalendarit akademik, pra nëse shkollat fillojnë në 20 tetor ose në fund të tetorit të nisin pak më herët në mënyrë që të përfundojnë më herët, ose ngjeshja e kalendarit akademik. 

 

Kurse një problematik tjetër është edhe stacionet e plazhit. Para disa ditësh më kapi syri një artikull edhe pashë që komshijtë tanë pjesën e menaxhimit, pastrimit, organizimit të stacioneve të plazhit e kishin dhënë në menaxhim një kompanie nga Emiratet Arabe, pra një investitor që për ne, për popullin e Velipojës, për popullin e Shkodrës do të ishte nder ta kishim. Pra këtë do të sugjeroja ta shihnit njëherë si zgjidhje për këtë problematik të madhe, për ju që është dhimbje koke, për çdo kryetar bashkie që ka nën menaxhim një plazh masiv, një plazh të dendur si Ksamili, Durrësi, Shëngjini dhe Velipoja.

 

Kryeministri Edi Rama: Për të parën unë mendoj që nëse janë pagat bindëse mendoj që është më e lehtë që të kesh një krah pune më të qëndrueshëm. Patjetër që nuk është e lehtë nga pikëpamja e barrës financiare, sepse i bie të mbash punonjës për një periudhë që është përtej ngarkesës dhe faktikisht ju e keni shumë të lidhur me sezonin në përgjithësi, por për këtë duhet menduar zgjatja e sezonit, duhet menduar ndryshimi i qasjes se ka struktura sot që kanë arrit ta bëjnë zgjatjen e sezonit, edhe ajo që po diskutonin edhe sot paradite është që duhet futur sa më shumë komponenti i shëndetit, komponenti i fizioterapisë, komponenti i detoksit dhe të tjera që janë shumë tërheqëse, sidomos për periudhën që është periudha vjeshtë-dimër. 

 

Dhe tjetra është që ne po shohim dhe jemi duke bërë disa marrëveshje kemi filluar me Gjermaninë të sjellë gjatë periudhës vjeshtë-dimër për të sjellë nëpër strukturat hoteliere të plazheve pensionistë që ata i sjellin dhe që praktikisht janë një ndihmë shumë e madhe për sa i përket mbajtjes së hoteleve hapur edhe mbulimit të më shumës së kostos gjë që e ka bërë me shumë sukses dhe bërë me shumë sukses Portugalia apo Spanja apo Turqia, kështu që, edhe tani ka filluar të ketë interesim, sepse deri para ca kohësh, ju e dini shumë mirë, Shqipëria nuk ishte bindëse. 

 

Tani që Shqipëria fillimisht bëhet bindëse, edhe kjo rrugë duket sikur është hapur, po është një gjë që edhe privatisht që unë ju sugjeroj që ta kërkoni dhe ta shihni, sepse ka shumë organizata, ka shumë bashki që kanë një nevojë të tillë në Europën Qendrore, edhe veriore, duke filluar nga Gjermania, po dhe në vendet më lartë. 

 

* * *

Ne e kemi lënë për të thënë të drejtën të relaksuar këtë sepse akoma nuk jemi në fazën që te kemi një kapacitet të mjaftueshëm ose konkurrues për airbnb, nuk është akoma faza kur airbnb cenojnë hotelerinë se ne nuk e kemi kapacitetin e hotelerisë të atillë që të mund të përballojë gjithë atë kërkese, e para.

 

E dyta e kemi lënë që njerëzit të mund të fitojnë ca lekë, të mos fillojmë histori me inspektor e me kontrolle deri nëpër shtëpi se nuk funksionon dhe në ndërkohë këtë vit fillojmë fazën e re, në radhë të parë njëherë me hotelet.

Ju  e dini shumë mirë, më mirë nga të gjithë, që ju nuk i deklaroni siç duhet të gjitha ato që fitoni.

 

Pra, në deklarimin e shtretërve të gjitha hotelet nuk thonë të vërtetën. Një pjese nuk e thonë dhe kjo nuk është diçka që ndodh në Shqipëri për herë të parë. Kjo është diçka që e kanë kaluar të gjithë.

 

Ajo që ne do bëjmë këtë vit sepse ne kemi TVSh më të ulët në Europë dhe në rajon, e kemi 6% TVSh e hoteleve. Është më e ulëta. E kemi më të ulëtën në rajon dhe në të gjithë Europën dhe e kemi bërë qëllimisht për t’i dhënë mundësi hoteleve që të fitojnë në atë fazën e parë, por dhe për të formalizuar. Mirëpo për të fituar keni fituar, për të formalizuar akoma jemi larg, kështu që këtë vit, duke filluar nga maji është një program që sipas dëshirës kush nuk do asnjë kontroll, asnjë inspektor, asnjë problem, dhimbje koke me histori kontrollesh tatimore, duhet të bjerë dakord që të bëjë një marrëveshje me tatimet dhe të paguajë 65% nga maji në shtator, sikur e ka 65 % të zënë, që ju e keni të zënë 100% nga maji në shtator, të paktën qershor, korrik, gusht i keni 100%, nuk diskutohet.

 

S’po them Thethin se Thethi ka 100% edhe tani që po flasim. Po 65% nga maji në shtator edhe 30% në periudhën tjetër që bën një lloj balance. Dhe kështu faktikisht dhe ju keni reserve, por edhe shteti fillon dhe merr atë që i takon pak nga pak, hap pas hapi. 

 

Paralelisht me këtë vitin e ardhshëm ne po punojmë për një solucion digjital që pastaj do të fillojë të përfshirë airbnb se është një problem që ti the Italia, por të gjithë Spanja ka patur një problem, Kroacia shumë të madh. Dhe do fillojmë dhe me airbnb, por hap pas hapi, mos t’i shtrëngojmë njerëzit që tani sepse problemi është që duhet pastaj të bësh kontrolle dhe ato kontrollet janë të pakëndshme për 1001 arsye. E dini shumë mirë që më mirë bën marrëveshjen, paguan se çfarë ke për të paguar sesa të rrish që të vijnë, të të kontrollojnë, jo letrat, jo këto pastaj “ça ka ndonjë gjë për të ngrenë”, nuk shkojnë. 

 

“Është për t’u përgëzuar në momentin që flasim, disa projekte kanë vazhduar të tëra, nuk kanë qenë premtime, por tashmë janë implementime. Në këtë takim që janë operatorët më të rëndësishëm turistikë të Veriut dhe po pasqyrohet më së miri ky zhvillim turistik që ka pasur Shkodra me këto investime. Çdo investim ka ecur parallel, jo vetëm në pjesë periferike, por çdo investim ka ecur paralel sepse bashkia nuk është se ka investuar bashkë me qeverinë në tërë zonën, por ka operuar në qendër të qytetit. Unë dua te theksoj eventet që janë promovuar dhe hedhur në terren, kjo një arsye për t’i dhënë Shkodrës një  zhvillim të madh turistik. 

 

Kryeministri Edi Rama: Unë dua të them dhe një gjë tjetër se po diskutojmë pjesën e turizmit në qytet. Një pikë tjetër tërheqëse për të rritur fluksin dhe për të pasur kohëzgjatje të qëndrimit se ajo është sfida kryesore, është se çfarë do bëjmë me atraksionet kulturore. Marubi, ju e dini shumë mirë është një muze i vogël në dimension, por që ka luajtur rol dhe tani kemi dy muzeume të tjera dhe pastaj ti Gjon duhet të më thuash me atë idenë tende të kostumeve të etnografisë. 

 

Muzeun e kujtesës pra ai muzeu që e keni parasysh, është dyqani Vodafone që e kishin bërë për të përbetuarit, komplet dyqan Vodafone që po transformohet në një muze vërtetë europian.

Projektin e prezantuam këtu dhe është shumë, shumë i bukur dhe tani do fillojmë detajimin e projektit, domethënë do  ta kthejmë në projekt zbatimi dhe do fillojmë punën.

Ndërkohë që tek projekti i hyrjes së Shkodrës është edhe muzeu i Lundrimit. Edhe ai është i financuar dhe ai do të ndërtohet në këtë proces, por ajo që do ishte qershia mbi tortë, është ideja e Gjonit, muzeu i Etnografisë ku të mbledhim jo vetëm i kostumeve po edhe i objekteve, i gjithë këtyre objekteve të çmuara që bëjnë një super muze dhe ti më ke kërkuar mua godinën. Ne me Benetin e kemi gjetur se ku do e bëjmë po ndërkohë duhet disponimi yt dhe nuk duhet të bësh më nga ato devijimet që na bëre se na ike ca kohë dhe na ke hutuar. Mos bëj më, asnjë tullë më pa leje, Gjon, të lutem.

-  Në radhë të parë mirë se ke ardhur! Nuk duhet të harrojmë që gjithë këta kanë punuar nga 16 orë që është një tjetër mirënjohje për krejt sektorin tonë dhe nuk duhet të harrojmë dhe duhet të falenderojmë vëllezërit tanw kosovarë se kanë ndikuar shumë në turizmin tonë në verë dhe në dimër. Tjetrën e kam për mikun tim. Është aftësia juaj që ju gjetët një njeri të aftë, menaxher për ta sjellë në Shkodër. Çdo shkodran që ka pasur një apartament të vjetër që s’ka kushtuar asgjë, ka kursyer 100 euro ilaçe, 100 euro drita, 100 euro dru dhe i është shtuar vlera e apartamentit 25%. Unë jam gati që në çdo kohë që gjithë koleksionin tim t’ia dhuroj Shkodrës ose Thethit. Jam gati që ne të ndërtojmë një muze të madh në Shkodër e të bashkëpunojmë për këtë. Do flas dhe për subvensionet. Nëqoftëse malësori i Dukagjinit nuk subvencionohet, pa tapi, ai nuk ka tapi. Nëse nuk subvencionohet, ai nuk bën dot blegtori etj.

Kryeministri Edi Rama: O Gjon, sot, se mirë herë tjetër se paske dëgjuar, po sot, kur po vinim këtu ishim tek Gëzim Hysaj në Malësi të Madhe dhe e prezantuam. Është bërë ligji tani, Gjon, nuk është më ide apo nismë poltike. Ka kaluar ligji në parlament, quhet “Paketa e Maleve’’ dhe është ekzaktësisht për të adresuar problemin e poseduesve faktikë të tokës që nuk janë pronarë me hipotekë. Është bërë.

- Urime, ta besoj.

Kryeministri Edi Rama: Ça do të besosh? Është bërë po të them. Hape, e ke në fletore zyrtare. Ka kaluar në parlament, para se të mbyllej parlamenti ka kaluar ai ligj. Edhe ideja cila është? Ideja është që bashkitë do përcaktojnë hartën e territoreve ku mund të bëhen zhvillime, zhvillime të natyrës që the, pra agroturizëm, agrobiznes dhe ajo hartë, që të mos kthehet në një gjë abuzive që të bëhet në fushë është fjala, të bëhet edhe në Velipojë, ajo është ‘’Paketa e Maleve’’ dhe është për Shqipërinë rurale, Shqipërinë më të thellë po themi dhe pasi ato hartat të miratohen nga Këshilli i Ministrave, cilido që ka një pronë në ato territore, por s’ka hipotekën do t’i drejtohet këshillit bashkiak, do t’i thotë unë jam trashëgimtari i X trungu familjar, nuk kam probleme me kufitarët dhe dëshiroj që të bëj një zhvillim. Këshilli bashkiak do ta marrë aplikimin, do ta vendosë do bëhet një afishim 30 ditë që ka apo s’ka pretendentë të tjerë, por që normalisht ti e di, aty ku dihen dihen, nuk ka sherre është e imja, është e jotja dhe pas asaj do bëjë projektin, do marrë lejen e zhvillimit dhe do ta blejë me 1 euro. Në momentin që ka mbaruar investimin, do t’i hipotekohet prona. Pra, kupton? Nuk do të kërkohet letra e pronës për të bërë investimin, po do t’i kërkohet investimi për t’i dhënë letrën e pronës. Dhe nëqoftëse në të ardhmen, do të lindë atje një konflikt, që do shfaqet njëri atje e do thotë ‘’jam unë pronari’’, atë konflikt ai do ta ketë me shtetin, nuk do ta ketë më me personin, pra shteti do ta kompensojë atë.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat