Shqipëria Postuar më 20 Shkurt 2025, 18:05

Rama me punonjësit e bashkisë: Integrimi në BE kalon nga Tirana-“Lejet e ndërtimit, motori i zhvillimit të qytetit"

Nga SCAN TV

Rama me punonjësit e bashkisë: Integrimi në BE kalon nga

Sektori i ndërtimit është motori i zhvillimit ekonomik të kryeqytetit. Në një takim me punonjësit e Bashkisë Tiranë, kryeministri Edi Rama tha se falë lejeve të ndërtimit ka ndodhur transformimi i madh që e ka kthyer qytetin në një destinacion gjithëvjetor turistik.

Rama ka falenderuar të gjithë punonjësit e bashkisë për punën e përditshme që ata bëjnë, pa lënë mënjanë edhe kryetarin, Erion Veliaj. Kreu i qeverisë kujtoi se Tirana është porta nga ku kalon integrimi i Shqipërisë në BE.

Takimi i Ramës me punonjësit e bashkisë vjen pak ditë pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj. Rama tha se ajo është një çështje për të cilën tashmë drejtësia do të japë verdiktin e saj.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat