Rama me kryebashkiakët: Disa bashki kanë ecur mirë me projektet për Paketën e Maleve

Zhvillimi i agroturizmit dhe turizmit kulturor, ecja përpara me procesin e legalizimit, administrimi i mbetjeve urbane dhe zhvillimi i arsimit ishin disa nga temat të cilat kryeministri Edi Rama i diskutoi në takimin që pati me kryebashkiakët e vendit. Për agroturizmin Rama ju referua ecurisë së projekteve pjesë të nismës ‘Paketa e Maleve’.
“Paketa e Maleve ka pasur progres. Disa bashki kanë bërë progres me procedurat dhe kanë përcaktuar objektivin bazë të 10 projekteve për të nënshkruar dhe vijuar me procesin e marrjes së lejes. Në njërën nga bashkitë janë 5 milionë euro të llogaritura nga 10 investimet e llogaritura në Paketën e Maleve nga persona që janë në emigracion”, tha Rama.
Vëmendje të shtuar kreu i qeverisë kërkoi edhe për fuqizimin e turizmit kulturor.
“Ka nisur një proces shumë i bukur për të muzealizuar godinat historike. Në shumicën dërrmuese të bashkive, në çdo bashki që ka në zemër të vet një qytet të vjetër apo fshatra të vjetër, ka shtëpi me vlera të rëndësishme për trashëgiminë kulturore që janë të pabanuara ose në rrënim e sipër. Ajo që po bëjmë me Ministrinë e Kulturës është marrja e tyre nga shteti përmes një procesi ligjor shpronësimi dhe muzealizimi i tyre”, tha Rama.
Po ashtu Kryeministri Rama u kërkoi bashkive që të ngrenë një zyrë të ndihmës juridike për kadastrën në mënyrë që ajo të ndërtojë planet e legalizimit dhe përcaktimin e zonave prioritare.
“Duhet patjetër që bashkitë të hapin një zyrë të ndihmës juridike për kadastrën. Ka shumë ankesa për kadastrën, por shumë prej tyre vijnë nga moskryerja e aplikimit në mënyrë të rregullt ligjore. Nuk ka asnjë problem që bashkitë të hapin një zyrë të ndihmës juridike enkas për shërbimin e kadastrës dhe legalizimeve. Është diçka që do të lehtësojë maksimalisht qytetarët në mënyrën e kuptimit sesi bëhet një legalizim”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se do të nisë edhe prodhimi i mjeteve zjarrfikëse të cilat do t’iu vendosen në dispozicion bashkive. Po ashtu Rama kërkoi që për forcimin e arsimit professional të identifikohen nevojat për më shumë shkolla dhe konvikte.
Rama: Task-forcë për mbeturinat. Forcojmë kapacitetet e emergjencave
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kryetarët e bashkive, ku diskutoi për zgjidhjen e disa problematikave. Ai u shpreh për ngritjen e një task-force......
Malaj: Qeveria ul akcizën e karburanteve me 20% nëse çmimet rriten mbi pragun
Qeveria shqiptare ka miratuar një Akt Normativ për uljen e akcizës së karburanteve, si masë për të përballuar rritjen e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, të......
Rritja e çmimeve në tregje largon blerësit - Specat deri në 500 lekë/kg, domatet deri në 400 lekë/kg
Rritja e çmimeve të fruta-perimeve po ndjehet gjithnjë e më shumë në buxhetet familjare, teksa produktet bazë po kushtojnë më shtrenjtë nga java në......
A do formalizohet sektori i bukurisë me pagat indikative? - Hasalla: Tatimet duhet ta ndjekin me rigorozitet që të japë efektin e duhur
Sektori i kujdesit personal, një nga më të ekspozuarit ndaj informalitetit, është vënë në qendër të vëmendjes së Administratës Tatimore. Përmes përcaktimit......
Hekurudhat, projekte mbi 1.7 mld euro - Prioritetet 2027-2029, kosto për Durrës-Prishtinë 750 mln euro
Qeveria ka identifikuar një sërë projektesh prioritare në sektorin e transportit hekurudhor për periudhën 2027–2029, një pjesë e të cilave klasifikohen me......
Çfarë pronash mund të blihen në Shqipëri me 50 mijë euro? Qytetet e vogla ofrojnë mundësi për investime të përballueshme
Sipas studimit të Investropa, prona me çmim të përballueshëm nën 50,000 euro janë ende të pranishme në tregun shqiptar, duke ofruar mundësi të shkëlqyera si......
Sa 'kursime' kanë në bankë bizneset shqiptare? Në fund të 2025-ës, 354.6 miliardë lekë depozita të sigurueshme
Bizneset shqiptare kishin 354.6 miliardë lekë depozita të sigurueshme në banka në fund të vitit 2025, por pjesa më e madhe e kësaj shume mbetet mbi kufirin e......
OPEC+ mund të rrisë prodhimin e naftës - Sipas analistëve, do të ketë pak ndikim të menjëhershëm në furnizim
OPEC+ mund të rrisë më tej prodhimin e naftës kur tetë anëtarë të takohen të dielën, një veprim që do t'i poziciononte prodhuesit kryesorë për të shtuar më......


