Rama me krerët e bashkive: Në qytetet me fluks turistësh, ka dal në pah dobësia e pushtetit vendor
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive për performancën e pushtetit vendor në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” në BE.
Në nisje të fjalës së tij kreu i qeverisë theksoi se pushteti vendor ka një rol të posaçëm për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
“Jemi këtu së bashku me ministrin e Pushtetit Vendor, zëvendëskryeministren dhe një sërë drejtuesish të institucioneve të lidhura drejtpërdrejt me aktivitetin e pushtetit vendor, për të adresuar disa çështje që i konsiderojmë shumë të rëndësishme në mbarëvajtjen e punës së pushtetit vendor, por edhe më shumë se kaq në ecurinë e përgjithshme të ecurisë së vendit për të realizuar objektivin madhor të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Pushteti vendor ka një rol të posaçëm për integrimin në BE. Jemi këtu se jo shumë kohë më parë kemi marrë 83 mandate, një rekord historik për një forcë politike, që na ngarkoi me një barrë shumë më të madhe se ajo që kemi pasur. Nga ana tjetër, janë edhe një test i jashtëzakonshëm i karakterit tonë”, tha Rama.
Ai theksoi gjithashtu se duhet të adresohen disa problematika kyçe, kryesisht në vende ku ka fluks më të lartë të turistëve.
“Duhet të bëjmë një adresim të përgjithshëm të disa problematikave kyçe, që fatkeqësisht karakterizojnë sot qytetet e mëdha dhe qytete me një ngarkesë të posaçme të fluksit turistik të Shqipërisë, ku dobësia e pushtetit vendor ka dalë në pah edhe si rezultat i pikërisht një ndryshimi shumë të madh të të gjithë mënyrës së funksionimit të vendit, për shkak të faktit se vendi tanimë nuk mban vetëm banorët e vet, por mban edhe një ngarkesë ekstra turistësh dhe vizitorësh që vjen në rritje dhe sjell me vete sfida të reja të komplikuara dhe ngarkesa të mëdha ekstra për pushtetin vendor, posaçërisht në territoret ku përqendrimet e vizitorëve dhe turistëve janë më të mëdha. Një nga gjërat që vihet re është edhe nxitja e brendshme e biznesit për të kapërcyer kufijtë e paravendosur të veprimtarisë së vet, në formën e daljes përtej tyre dhe të zaptimeve të territorit, po ashtu edhe deri të ndërtimet pa leje në territoret ku vëmendja është më e vogël. Apo si në Vlorë, ku kryetari i bashkisë dhe strukturat atje i kanë sytë gjysmë të hapur, gjysmë të mbyllur”, u shpreh Kryeministri.

Shtohet numri i vatrave të zjarrit në 24 orët e fundit/ MM: 37 të raportuara, 4 ende aktive
Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 37 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive dhe 2 vatra janë në......

Nga ndihma ekonomike, tek integrimi në punë - Riformatohet skema sociale. Mbështetje me punësim për familjet në nevojë
Në prioritetet e buxhetit afatmesëm 2026- 2028, në fushën e mbrojtjes sociale synohet që numri i familjeve dhe individëve në nevojë që pritet të përfitojnë......

Rama: Forcojmë me ligj rolin e arkitektit, jo më ujë dhe drita për ndërtimet pa leje!
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive për performancën e pushtetit vendor në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” në......

AIPS “lëviz” 2.9 miliardë euro në 6 muaj/ Rreth 22% më shumë transferta në monedhën europiane se në 2024
Sistemi AIPS-EURO po konfirmon gjithnjë e më shumë pozicionin e tij si një kanal strategjik për transfertat e mëdha në euro në Shqipëri. Sipas të dhënave......

‘Mbi 560 mijë vizitorë në sitet kulturore’ - Gonxhja: 74% rritje krahasuar me vitin 2023!
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri publike sot statistikat e vizitueshmërisë së siteve kulturore në gjysmën e parë të......

Caktohet autoriteti për gjurmueshmërinë e kanabisit mjekësor dhe industrial!
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për përcaktimin e autoritetit të autorizuar që do të realizojë procesin e shenjimit dhe gjurmueshmërisë së bimës......

Projekti Qafë Plloçë-hyrja e Pogradecit/ Qeveria miraton shpronësimet rreth zonës!
Këshilli i Ministrave miratoi sot shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “sistemim,......

Tarifat ndaj Brazilit “rëndojnë” mbi amerikanët - Pritet rritje e çmimeve të kafesë dhe lëngut të portokallit në SHBA
Konsumatorët amerikanë do të përballen me rritje të ndjeshme të çmimeve të produkteve ushqimore si kafeja dhe lëngu i portokallit, nëse administrata Trump i......