Shqipëria Postuar më 25 Prill 2025, 13:05

Rama me bizneset turistike në Velipojë - “Zhvillim i turizmit me standardet më të larta të Europës”

Nga Diamila Leka

Rama me bizneset turistike në Velipojë - “Zhvillim i turizmit me

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me bizneset turistike të Velipojës.

Ai e konsideroi zonën e Velipojës si një ndër më të bukurat në Europë, duke shtuar se duhet të zhvillohet me standarde të larta europiane.

Kjo është ndër zonat më të bukura të Europës dhe meriton një zhvillim me standardet më të larta të Europës. Infrastruktura në këtë zonë ka nevojë që të rregullohet dhe të jepet maksimumi për një turizëm sa më të mirë. Duhet të nisim punën për aksin Milot-Balldren dhe kemi në proces edhe aksin Milot-Muriqan. Kemi pasur burrokraci me palën malazeze për urën. Të krijojmë infrastrukturë të hotelerisë moderne. Do zbatojmë dhe projektin e lidhjes së zonës së Tales me bregdetin, përmes rrugëve të brendshme. Do bëjmë dhe Byppasin e Shëngjinit.

Kreu socialist foli edhe për informalitetin e strukturave të vogla akomoduese, që janë shumë të përhapura, por theksoi se ende nuk përbëjnë një kërcënim për strukturat hoteliere.

Një pjesë e konsiderueshme këtu është Airbnb, ata që japin shtëpitë me qira. Është plot kudo, janë para ekstra për familjen që nuk deklarohen askund. Kemi qenë të vetëdijshëm por s’kemi dashur në këtë pjesë akoma për arsyen se nuk i kemi akoma kapacitetet hoteliere të atilla që të mund të fillojmë shtrëngimin në anën tjetër dhe sado që Airbnd është e përhapur nuk ka filluar të cenojnë hotelet. Por tanimë kemi planifikuar ndërhyrjen që do ta nisim me qetësi, butësi, eksperianca na ka mësuar se aty ku bëhet fjalë për të marrë pjesën e shtetit nga privati, është më e mirë qasja kontruktive dhe mirëkuptuese sesa presioni që bën më shumë dëm sesa sjell të ardhura dhe prandaj kemi filluar me këtë marrëveshjen e ju me të gjithë hotelet.

Sipas Ramës, deri tani 1 mijë struktura hoteliere kanë kërkuar të bëjnë marrëveshje me qeverinë për deklarimin e shtretërve.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat