Shqipëria Postuar më 6 Mars 2026, 15:46

Rama mbledh qeverinë pas betimit të ministrave të rinj

Nga SCAN TV

Rama mbledh qeverinë pas betimit të ministrave të rinj

Këshilli i Ministrave zhvilloi sot mbledhjen e kabinetit qeveritar, ku kanë marë pjesë edhe ministrat e rinj pas betimit para Presidentit Bajram Begaj në një ceremoni që u zhvillua në Pallatin e Brigadave.

“Sot në tryezën e qeverisë së re”, shkroi kryeministri Edi Rama teksa ndau pamje nga mbledhja e qeverisë.

Anëtarët e rinj që iu bashkuan qeverisë në mbledhjen e sotme janë Albana Koçiu si zv/kryeministre, Ferit Hoxha si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Besfort Lamallari si ministër i Punëve të Brendshme, Ermal Nufi si ministër i Mbrojtjes, Toni Gogu si ministër i Drejtësisë, Enea Karakaçi si ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Erjona Ismaili si ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ndryshimet në kabinetin qeveritar u propozuan nga kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të PS-së në 26 shkurt.

Presidenti Begaj dekretoi më datë 4 mars ndryshimet në kabinetin qeveritar, të cilat u miratuan dje me shumicë votash nga Kuvendi.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat