Shqipëria Postuar më 14 Maj 2025, 19:17

Rama mban fjalimin e fitores: Ky është mandati i integrimit

Nga Fabjona Pasho

Rama mban fjalimin e fitores: Ky është mandati i integrimit

Kryesocialistii Edi Rama ka mbajtur fjalimin falenderues për qytetarët, që i besuan një mandat të katërt Partisë Socialiste.

Në sheshin “Skënderbej”, Rama u shpreh se ky mandat, do të jetë i integrimit të Shqipërisë në BE.

“Ja ku u rikthyem përsëri këtu 33 ditë nga dita që u nisëm, fillimisht me gratë dhe vajzat komando të PS-së, në të 12 qarqet dhe pastaj në të gjithë nga sheshi i Skënderbeut për të mbledhur çfarë mbollëm me shumë punë dhe mund për 4 vite me radhë në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve. Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan dhe më 11 maj ata vendosën të na e besojnë ne PS-së mandatin e katërt. Dhe na besuan më shumë se asnjëherë më parë për një sfidë me të madhe se 4 vite më parë. Për 4 vite ne mbodhëm më shumë besim te Shqipëria ndaj mlodhën edhe më shumë shpresë e rezultat, për Shqipërinë Europiane, një votë referendare për Shqipërinë që do anëtarësohet në BE. Mes dritës së Europës dhe errësirës së gropës së një kapele fake, Shqipëria zgjodhi driën. Me zërin tonë e radio të vjetër me ca tiki-take, Shqipëria zgjodhi korin tonë. Faleminderit Shqipëri. Në kujtesën time kjo fjalë fitoreje ka qenë më e vështirë për ta thenë atë se çfarë është për mua kjo fitore", tha Rama. 

Ai tha se populli i transformoi zgjedhjet politike në një referendum për bashkimin me Evropën.

“Motra dhe vëllezër, shok e shoqe është e disata herë që do të përsëris se nuk besoj te rastësitë se nuk ka mundësi të jetë kaq e mrekullueshme rastësia kur pasi populli duke iu përgjigjur fuqishëm tonë nga ky shesh dhe në të gjitha sheshet e rrugët e Shqipërisë, i ka transformuar zgjedhjet politike në një referendum për bashkimin sa më parë të Shqipërisë me Evropën. Evropa do të zbresë në këtë shesh duke filluar nga nesër me të tërë udhëheqësit e saj. Kryeministri i Britanisë vjen i pari për ta nisur qëndrimin e tij në Tiranë me një vizitë bilateriale, e para në histori e një shefi të qeverisë britanike. Ndërsa i presidenti i Francës largohet i fundit pasi do të qëendrojë pas samitin për vizitën e dytë bilaterale në Tiranë. Shqipëria  e  tre ditëve që vijnë do të jetë në kuptimin e vërtetë të fjalës qendra e Evropës. Më pas do ta nis javën e re me një imazh edhe më të mirë, të fortë e krenar si Evropa e Ballkanit që do të jetë lajtmotivi dhe inspirimi dhe burimi i të gjitha energjive dhe patjetër edhe forca  e këmënguljes tonë për katër vite të tjera me radhë. Kini besim te Shqipëria sepse Shqipëria ka besim te ne. Besojeni më shumë se asnjëherë tjetër se më e mira për Shqipërinë dhe shqiptarët është e gjitha përpara, jo aq përpara të mos e arrijmë por aq përpara që ne së bashku do ta arrijmë. Përulësisht respekt për të gjithë ju dhe ata që me votën e tyre na dhanë një energji të jashtëzakonshme dhe po e mbyll duke iu siguruar të gjithë se asnjë vat nga kjo energji nuk do ta lëmë pa e shkrirë për t‘iua kthyer mbrapsht atyre dhe Shqipërisë.”, u shpreh Rama.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat