Shqipëria Postuar më 18 Shtator 2025, 10:20

Rama: Mandati i katërt është borxh ndaj qytetarëve, opozitës i ofrohet fjala, jo zhurma

Nga Scan TV

Rama: Mandati i katërt është borxh ndaj qytetarëve,

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend, theksoi se mandati i katërt i qeverisë nuk është thjesht një formalitet politik, por një përgjegjësi e madhe përballë besimit të qytetarëve.

Nuk jam këtu sot për të kryer formalitet votëbesim të qeverisë së re, me mbështetjen aritmetike të një shumice të pazakonshme në këtë sallë, dhe dua t’i them shumicës se jo një mandat, por vite të tëra politike, nuk mjafton për ta shpërblyer besimin e jashtëzakonshëm që shqiptarët na dhanë këtë herë. 83 mandate apo mbi 50% e zgjedhësve në mbështetje janë shifra të një borxhi të jashtëzakonshëm për mandatin e 4,” – u shpreh Rama.

Rama theksoi se opozita do të ketë hapësirën dhe vëmendjen e duhur në Kuvend, por jo nëse zgjedh të përdorë zhurmën e tavolinave në vend të argumenteve.

Vullnet e energji të reja në çdo hap për suksesin e këtij mandati të ri. Pakicës dua t’i them se nuk është puna jonë çfarë bëni dhe thoni jashtë kësaj salle, por në këtë sallë dhe në respekt të zgjedhësve tuaj, do të keni vëmendjen tonë dhe kohën që dëshironi nëse do të harroni përdorimin e trupit, të duarve, të këmbëve si argument dhe të zhurmës dhe rënies me dorë të tavolinave si alternativë. Në të kundërt, prania jonë këtu do të zgjasë sa një proces votimi,” – tha Rama.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat