Rama: Linjë e re financimi mes BSH dhe garancisë sovrane të qeverisë!
Kryeministri Edi Rama: “Programi i Bankës së Shqipërisë prej 250 milionë eurosh për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të ndihmojë shumë në rritjen e kreditimit. Për këtë, ka pasur një marrëveshje midis BSH dhe bankave të nivelit të dytë, me qëllim kanalizimin e financimit në projekte investimi në sektorin e bujqësisë. Kemi katërfishuar eksportet bujqësore, por 2.1% e volumit të përgjithshëm e volumit të kredive për këtë sektor janë shumë pak.
Kemi një produkt të ri të kombinuar, një linjë të re financimi të kombinuar midis programit të Bankës dhe garancisë sovrane të qeverisë. Normat e interesit do të jetë shumë tërheqëse. Ulja e kërkesave për kolateral do të jetë një lehtësim shumë i madh edhe për bankat. Është një sektor shumë i ekspozuar ndaj risqeve, për shembull ndryshimet klimatike. Investimet në serra janë prioritet për ne, po ashtu edhe investimi në agropërpunim. Kemi shumë nevojë për të përpunuar produktet në vend. Agroturizmi është një tjetër prioritet. Paketa e Maleve do të krijojë një lehtësi të re në raport me kolateralet duke krijuar mundësi për të gjithë ata që duan të investojnë në zonat malore dhe kodrinore, dhe që kanë probleme me pronësinë.”
Sondazh

Trafiku nën vëzhgim me sistem të ri monitorimi - Eksperti: Informacion në kohë reale, më shumë lëvizje të lira
Një udhëzim i ri është botuar në Fletoren Zyrtare për informacionin në kohë reale mbi trafikun në vend. Pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, ARRSH duhet që......

Denaj: Garanci sovrane për NVM-të në bujqësi
Po zhvillohet në Tiranë tryeza e diskutimit me temë “Kreditimi i Sektorit Bujqësor: Identifikimi i rrugëve dhe krijimi i instrumenteve për një progres......

Kreditimi i Sektorit Bujqësor - Sejko: Program i ri për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme
Banka e Shqipërisë po organizon një tryezë diskutimi me temë “Kreditimi i Sektorit Bujqësor: Identifikimi i rrugëve dhe krijimi i instrumenteve për një......

Tesla, shitjet në Gjermani bien me 59% - Mbështetja e Musk për ekstremistët e djathtë, ndër faktorët kryesorë
Shitjet e Tesla-s ranë me 59% muajin e kaluar në Gjermani, ku shefi ekzekutiv i kompanisë Elon Musk u afirmua në politikën kombëtare si kurrë më......

Mbi 90 mijë lekë falas për panelet e ngrohjes së ujit - Shteti mbulon 70% të vlerës, ja kostot që duhet të paguhen nga familjet
Teksa skema e subvencionimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit do të aplikohet edhe në vitin 2025, TV SCAN ka përllogaritur kostot që do të duhet të......

Investimet strategjike deri në 2026/ Gonxhja: Mbi 24 mijë vende të reja pune. Investimet, rritje me 2.7 miliardë!
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja informoi përmes rrjeteve sociale se, “afati për përfitimin e statusit “Investim/ investitor......

Cilat biznese kanë marrë më shumë kredi vjet? Pozitat e pandryshuara. Tregtia në vend të parë, ndjek ndërtimi
“Scan Intel” ka analizuar shifrat në lidhje me kreditimin gjatë vitit të kaluar, për të kuptuar se cilët segmente të sektorit privat janë mbështetur më shumë......

44.2 milionë euro për punësimin e të rinjve - Kush përfiton dhe në cilat programe do të shpërndahen?
Në një kohë kur mungesa e fuqisë punëtorë është kthyer në shqetësim për bizneset dhe nga ana tjetër këto të fundit kërkojnë burime njerëzore të kualifikuara,......